Vicki, gruaja që "shpëtoi" Kennedy-n
Familjet e tyre ishin mike
me njëra-tjetrën prej një
kohe të gjatë dhe në fillimet
e punës ajo kishte qenë
stazhiere në zyrën e postës së
senator Kennedy-t. Megjithatë,
Ted dhe Vicki Reggie nuk kishin
shanse shumë për të qenë një
çift. Kur rrugët e tyre u kryqëzuan
në qershor të vitit 1991,
ai ishte një politikan i zjarrtë
që mbështeste ligjet e partisë
së tij në Senat, ndërkohë që
ishte shndërruar në qesharak
për oreksin e madh që kishte.
Vicki ishte një e divorcuar me
dy fëmijë, 20 vjet më e re se Kennedy
dhe që nuk kishte kohë për
një jetë sociale, duke qenë se i
duhej të gjente një balancë mes
karrierës si juriste dhe kujdesit
për të dy fëmijët e saj ende të
vegjël. Por kur Ted u ftua në
një përvjetor të prindërve të
saj, ata u njohën më mirë dhe
që atë ditë nisën një bisedë të
gjatë, që vazhdoi deri ditën e
fundit të jetës së Ted-it. Për
senatorin, që njihej për aventurat
e tij me femra të ndryshme,
takimi me Vicki-n shënoi edhe
fundin e bredhjeve. Vicki ka
lindur në Luisiana në vitin 1954.
Prindërit e saj, një gjykatës dhe
një anëtare e Komitetit Demokratik
Kombëtar, ishin miq
të Kennedy-ve që nga viti 1956,
kur u mbajt konventa e radhës
për demokratët. Në atë kohë ata
mbështetën Jack-un në sfidën e
tij për President. Në vitin 1980,
mamaja e Vicki-t, Doris, ishte
e vetmja delegate nga Luisiana
që votoi Ted-in për President.
Ndërsa e bija, pas mbarimit të
kolegjit në Nju Orleans, kishte
qenë për disa kohë si stazhiere
në zyrën e senatorit. Të dy bashkëshortët
e ardhshëm ishin parë
në disa raste, si festa apo ngjarje
të ndryshme familjare, dhe kjo
në rrjedhën e viteve. Kur nisën
të takoheshin si të dashur, Ted
kishte një dhjetëvjeçar që ishte
ndarë nga bashkëshortja e parë,
Joan, ndërkohë që Vicki sapo
ishte divorcuar dhe kishte një
vajzë 5 vjeçe e një djalë 8-vjeçar.
Në moshën 59-vjeçare, Kennedy
që tashmë ndihej plotësisht i
dashuruar me Vicki-n, nisi që t‘i
shkonte asaj në shtëpi çdo natë,
sepse ajo e kishte të pamundur të
dilte me të, për shkak të fëmijëve
të vegjël. Sipas rrëfi mit të vetë
Vicki-t, Ted, që donte ta shihte
atë përditë, iu lut që të darkonte
edhe ai në shtëpinë e saj". Shpesh
këto mbrëmje prisheshin nga
nevojat e ndryshme që kishin
fëmijët. Vicki i kërkonte ndjesë,
por Ted i thoshte: "Jo të lutem,
mos e bëj. Nuk ka gjë më të bukur
në botë, se sa kur një fëmijë
thërret nënën e tij. Tingulli i
zërit të tij është më hyjnori".
Propozimin zyrtar Ted ia bëri
të dashurës gjatë shfaqjes së
operës "La Boheme", në janar
të vitit 1992, por ata e mbajtën
fejesën të fshehtë derisa e bija
e Vicki-t e mori vesh lajmin nga
një shoqe e kopshtit, prindërit e
së cilës ishin gazetarë. Martesën
e bënë në dhomën e ndenjes
së Ted-it më 3 korrik. Dhëndri
i dhuroi nuses një pikturë me
zambakë të verdhë. Menjëherë
pasi lajmi u përhap, pati shumë
zëra, sipas të cilëve kjo martesë
nuk ishte gjë tjetër veçse
një sajesë e Ted-it për qëllime
politike. Mbështetja e njerëzve
në Masaçusets ra nën 50%,
sepse emri i tij ishte përfshirë
në disa skandale të viteve të
fundit, që edhe pse nuk kishin
të bënin drejtpërsëdrejti me të,
ia kishin dëmtuar imazhin. Në
vitin 1994, në fushatën e tij për
t‘u rizgjedhur, pikërisht Vicki u
shndërrua në asetin më të madh
dhe më të rëndësishëm të senatorit.
Në atë garë ai u përball
me një sfidant shumë të fortë,
një biznesmen me emrin Mitt
Romney. Me kalimin e viteve,
ata që i qëndronin pranë senatorit
e vunë re dhe e kuptuan se
marrëdhënia e Ted-it me Vicki-n
u kishte dhënë fund viteve të
tij të bredhjeve dhe vajtjes pas
fustaneve të grave. Jeta e tij
personale, dikur e zhurmshme
dhe shumë e përfolur, ishte
qetësuar dhe kthyer në një jetë
të zakonshme pa asnjë thashethem.
Për herë të parë, Ted Kennedy
ishte pjesë e një familjeje
që dukej normale. Ai shkonte së
bashku me bashkëshorten e tij
në ndeshje futbolli, restorante
e shfaqje. Vicki ishte ajo që e
mbante Ted-in të përqendruar
e me këmbë në tokë. Në shtyp
janë përfolur edhe disa marrëdhënie
të acaruara që ajo kishte
me disa anëtarë të klanit "Kennedy".
Kur senatori u sëmur, ajo
ishte mbrojtësja e tij, njeriu që
i mbikëqyrte të gjitha mjekimet
dhe trajtimet mjekësore dhe
vendoste se kur dhe si duhet
të dilte Ted në publik. Thuhet
se Ted dëshironte shumë që
ta shihte bashkëshorten ta
zëvendësonte në vendin që
do të linte bosh në Senat, pas
vdekjes. Ndërkohë, burime të
familjes thonë se ajo nuk është
e interesuar për atë post. Ted
Kennedy, pas një jete me plot
ulje e ngritje, me momente të
mëdha, por edhe me vështirësi
të jashtëzakonshme, u shpërblye
në aktin e fundit të jetës së
tij. Ky shpërblim e kjo qetësi nuk
do të mund të kishte ndodhur
pa Vicki-n. Në një intervistë të
fundit, Ted tha se nuk i kishte
shkuar kurrë ndonjëherë ndër
mend që të rimartohej sërish.
"Njerëzit që më kanë qëndruar
pranë prej vitesh, nuk janë më,
e bashkë me ikjen e tyre iku
edhe një sasi e jashtëzakonshme
emocioni dhe dashurie. Në ato
vite mendoja se fati më kishte
harruar dhe se nuk do të kishte
më në këtë botë një njeri për
mua, për të ripërsëritur edhe
njëherë përvojën e martesës".
Por Ted i dha zemrës edhe një
shans tjetër dhe me siguri që ky
ishte edhe vendimi më i mirë që
ai ka marrë ndonjëherë.
me njëra-tjetrën prej një
kohe të gjatë dhe në fillimet
e punës ajo kishte qenë
stazhiere në zyrën e postës së
senator Kennedy-t. Megjithatë,
Ted dhe Vicki Reggie nuk kishin
shanse shumë për të qenë një
çift. Kur rrugët e tyre u kryqëzuan
në qershor të vitit 1991,
ai ishte një politikan i zjarrtë
që mbështeste ligjet e partisë
së tij në Senat, ndërkohë që
ishte shndërruar në qesharak
për oreksin e madh që kishte.
Vicki ishte një e divorcuar me
dy fëmijë, 20 vjet më e re se Kennedy
dhe që nuk kishte kohë për
një jetë sociale, duke qenë se i
duhej të gjente një balancë mes
karrierës si juriste dhe kujdesit
për të dy fëmijët e saj ende të
vegjël. Por kur Ted u ftua në
një përvjetor të prindërve të
saj, ata u njohën më mirë dhe
që atë ditë nisën një bisedë të
gjatë, që vazhdoi deri ditën e
fundit të jetës së Ted-it. Për
senatorin, që njihej për aventurat
e tij me femra të ndryshme,
takimi me Vicki-n shënoi edhe
fundin e bredhjeve. Vicki ka
lindur në Luisiana në vitin 1954.
Prindërit e saj, një gjykatës dhe
një anëtare e Komitetit Demokratik
Kombëtar, ishin miq
të Kennedy-ve që nga viti 1956,
kur u mbajt konventa e radhës
për demokratët. Në atë kohë ata
mbështetën Jack-un në sfidën e
tij për President. Në vitin 1980,
mamaja e Vicki-t, Doris, ishte
e vetmja delegate nga Luisiana
që votoi Ted-in për President.
Ndërsa e bija, pas mbarimit të
kolegjit në Nju Orleans, kishte
qenë për disa kohë si stazhiere
në zyrën e senatorit. Të dy bashkëshortët
e ardhshëm ishin parë
në disa raste, si festa apo ngjarje
të ndryshme familjare, dhe kjo
në rrjedhën e viteve. Kur nisën
të takoheshin si të dashur, Ted
kishte një dhjetëvjeçar që ishte
ndarë nga bashkëshortja e parë,
Joan, ndërkohë që Vicki sapo
ishte divorcuar dhe kishte një
vajzë 5 vjeçe e një djalë 8-vjeçar.
Në moshën 59-vjeçare, Kennedy
që tashmë ndihej plotësisht i
dashuruar me Vicki-n, nisi që t‘i
shkonte asaj në shtëpi çdo natë,
sepse ajo e kishte të pamundur të
dilte me të, për shkak të fëmijëve
të vegjël. Sipas rrëfi mit të vetë
Vicki-t, Ted, që donte ta shihte
atë përditë, iu lut që të darkonte
edhe ai në shtëpinë e saj". Shpesh
këto mbrëmje prisheshin nga
nevojat e ndryshme që kishin
fëmijët. Vicki i kërkonte ndjesë,
por Ted i thoshte: "Jo të lutem,
mos e bëj. Nuk ka gjë më të bukur
në botë, se sa kur një fëmijë
thërret nënën e tij. Tingulli i
zërit të tij është më hyjnori".
Propozimin zyrtar Ted ia bëri
të dashurës gjatë shfaqjes së
operës "La Boheme", në janar
të vitit 1992, por ata e mbajtën
fejesën të fshehtë derisa e bija
e Vicki-t e mori vesh lajmin nga
një shoqe e kopshtit, prindërit e
së cilës ishin gazetarë. Martesën
e bënë në dhomën e ndenjes
së Ted-it më 3 korrik. Dhëndri
i dhuroi nuses një pikturë me
zambakë të verdhë. Menjëherë
pasi lajmi u përhap, pati shumë
zëra, sipas të cilëve kjo martesë
nuk ishte gjë tjetër veçse
një sajesë e Ted-it për qëllime
politike. Mbështetja e njerëzve
në Masaçusets ra nën 50%,
sepse emri i tij ishte përfshirë
në disa skandale të viteve të
fundit, që edhe pse nuk kishin
të bënin drejtpërsëdrejti me të,
ia kishin dëmtuar imazhin. Në
vitin 1994, në fushatën e tij për
t‘u rizgjedhur, pikërisht Vicki u
shndërrua në asetin më të madh
dhe më të rëndësishëm të senatorit.
Në atë garë ai u përball
me një sfidant shumë të fortë,
një biznesmen me emrin Mitt
Romney. Me kalimin e viteve,
ata që i qëndronin pranë senatorit
e vunë re dhe e kuptuan se
marrëdhënia e Ted-it me Vicki-n
u kishte dhënë fund viteve të
tij të bredhjeve dhe vajtjes pas
fustaneve të grave. Jeta e tij
personale, dikur e zhurmshme
dhe shumë e përfolur, ishte
qetësuar dhe kthyer në një jetë
të zakonshme pa asnjë thashethem.
Për herë të parë, Ted Kennedy
ishte pjesë e një familjeje
që dukej normale. Ai shkonte së
bashku me bashkëshorten e tij
në ndeshje futbolli, restorante
e shfaqje. Vicki ishte ajo që e
mbante Ted-in të përqendruar
e me këmbë në tokë. Në shtyp
janë përfolur edhe disa marrëdhënie
të acaruara që ajo kishte
me disa anëtarë të klanit "Kennedy".
Kur senatori u sëmur, ajo
ishte mbrojtësja e tij, njeriu që
i mbikëqyrte të gjitha mjekimet
dhe trajtimet mjekësore dhe
vendoste se kur dhe si duhet
të dilte Ted në publik. Thuhet
se Ted dëshironte shumë që
ta shihte bashkëshorten ta
zëvendësonte në vendin që
do të linte bosh në Senat, pas
vdekjes. Ndërkohë, burime të
familjes thonë se ajo nuk është
e interesuar për atë post. Ted
Kennedy, pas një jete me plot
ulje e ngritje, me momente të
mëdha, por edhe me vështirësi
të jashtëzakonshme, u shpërblye
në aktin e fundit të jetës së
tij. Ky shpërblim e kjo qetësi nuk
do të mund të kishte ndodhur
pa Vicki-n. Në një intervistë të
fundit, Ted tha se nuk i kishte
shkuar kurrë ndonjëherë ndër
mend që të rimartohej sërish.
"Njerëzit që më kanë qëndruar
pranë prej vitesh, nuk janë më,
e bashkë me ikjen e tyre iku
edhe një sasi e jashtëzakonshme
emocioni dhe dashurie. Në ato
vite mendoja se fati më kishte
harruar dhe se nuk do të kishte
më në këtë botë një njeri për
mua, për të ripërsëritur edhe
njëherë përvojën e martesës".
Por Ted i dha zemrës edhe një
shans tjetër dhe me siguri që ky
ishte edhe vendimi më i mirë që
ai ka marrë ndonjëherë.