Malaj: “Ndryshimet në statut forcojnë pushtetin e Ramës”
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj ka kundërshtuar dje gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare, disa ndryshime në statutin e PS. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, megjithatë duket se debatet kanë qenë kritike.
Thelbi i diskutimit të deputetit Arben Malaj mësohet të ketë qenë kërkesa e tij që çdo parti politike, e posaçërisht Partia Socialiste, të krijojë më shumë hapësira dhe respekt institucional për mendimin ndryshe, si një element i demokracisë së brendshme të partisë. Në fjalën e tij, deputeti Arben Malaj mësohet se ka kritikuar edhe disa aspekte teknike që lidhen me ndryshimet në statut, përfshi këtu faktin se propozimet e 300 delegateve të Kongresit nuk janë diskutuar me seriozitetin që meritojnë, pasi grupi i punës nuk ka thirrur asnjë anëtar që të argumentonte thelbin e propozimeve. Malaj ka akuzuar se nuk ka pasur vullnet pozitiv për tia nënshtruar debatit të brendshëm ndryshimet e propozuara në statut, të cilat për herë të parë parashikojnë se pakica duhet të zbatojë vendimin e shumicës, edhe nëse është kundër tij. Malaj ka akzuar se ndryshimet në statut nuk sjellin gjë tjetër veçse forcojnë mënyrën e drejtimit vertikal të Partisë pra nga kryetari i saj. Duke vazhduar në këtë argument, Malaj ka vënë në dukje se është diktuar demokracia në kryesinë e Partisë duke përcaktuar se mbledhja e saj mund të thirret vetëm nga kryetari. Malaj ka kritikuar më tej mospërcaktimin e qartë në statut të ndarjes së funksioneve dhe mandateve të anëtarëve të Partisë.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2010