Kina në OKB, SHBA: “Ja defektet e rezolutës shqiptare”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Nju-Jork – 28 shtator 1971 – Duket qartazi këtë vit se pas një mungese 23-vjeçare, Kina do të arrijë sërish të pranohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në të vërtetë, aq të mëdha janë shanset, sa pikëpyetja kryesore që shtrohet tani përpara Asamblesë së Përgjithshme është më shumë se “si” të kuqtë do të zënë vend dhe jo “nëse” do të ulen. Edhe pse ndryshimet mes propozimeve të rezolutave kryesore janë të dukshme, sidoqoftë ato nuk janë medoemos të rëndësishme. Dy vende kanë dorëzuar sot rezolutat që kërkojnë pranimin e Kinës në Organizatë: Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria është vendi që ka luajtur rolin e Pekinit në OKB këto vitet e fundit, dhe rezoluta e saj që tani ka fituar supermacinë, bën thirrje për futjen e Kinës në OKB dhe përjashtimin e nacionalistëve (Tajvanit). Komiteti Drejtues, së fundmi, ka rekomanduar që rezolutat të shpalohet në dy seanca të veçanta të Asamblesë, kështu që Shqipëria ka prioritet në axhendë. Rezoluta amerikane, nga ana tjetër, sugjeron që Pekini të marrë vendin e tij në Asamblenë e Përgjithshme dhe të zëvendësojë Tajvanin në Këshillin e Sigurimit. Në këtë rast, nacionalistët do të arrinin të ruanin vendin në Asamble. Prandaj, në vija të përgjithshme rezolutat janë identike dhe në të dyja rastet dispozitat janë, pa dyshim, të favorshme, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara apo Kinën, por dhe për të gjithë botën. Kina e Kuqe duhet të pranohet dhe çështë akoma më e rëndësishme, duhet të marrë vendin e përhershëm në Këshillin e Sigurimit që mbahet gabimisht nga Tajvani këto dy dekadat e fundit, duke qenë se “të kuqtë” momentalisht përbëjnë pikëpyetjen më të madhe të sigurisë në botë. Një ndryshim thelbësor mes propozimeve lidhet me vazhdimin e përfaqësimit të Tajvanit në Asamblenë e Përgjithshme. Është pikërisht kjo pika që propozimi i Shteteve të Bashkuara është më i miri kryesisht për dy arsye madhore. Në radhë të parë, as Shqipëria dhe as Kina Komuniste nuk kanë dhënë prova të pranueshme për përjashtimin e delegacionit tajvanez nga Asambleja. Nuk ka asnjë arsye që të besohet se Kombet e Bashkuara nuk mund të funksionojnë nëse të dyja Kinat kanë vendet e tyre në organizatë. Për më tepër, Asambleja e Përgjithshme nuk duhet të jetë objekt i një grindjeje mendjengushtë. Së dyti, një veprim i tillë do të ishte totalisht në kundërshtim me qëllimin e OKB-së, i cila teorikisht kërkon të sjellë së bashku pothuajse të gjitha vendet e botës, jo vetëm shtetet që kanë fuqi bërthamore dhe kanë një Prodhim të Brendshëm Bruto në zhvillim që i kalon 100 miliardë dollarët. Na pëlqen apo jo, dy Kinat sot janë të ndara, ndërsa edhe pse të dyja pretendojnë se janë të “vërteta”, një fjalë e tillë duhet të njihet. Rezoluta e prezantuar nga SHBA-ja është, pa dyshim, superiore, por jo në mënyrë domethënëse. Kjo do të thotë se ndryshimi mes propozimeve është i rëndësishëm deri në momentin që do të duhet të bëhet një zgjedhje mes dy rezolutave. Këtu ajo e SHBA-së është më e mirë. Por nëse vendimi përfundimtar do të arrinte në momentin që duhet të bëhej një zgjedhje mes propozimit shqiptar dhe mospërfaqësimit të Kinës Komuniste, shqiptarët do të merrnin mbështetje kjo është më se e sigurt, sepse një OKB me Pekinin është një kusht paraprak i domosdoshëm për çdo përpjekje serioze të organizatës që të ruajë paqen botërore. Këtu amerikanët do të mundeshin dhe do të kërkonin të paktën ruajtjen e vendit të Tajvanit. Amerikanët nuk e dinë reagimin e kinezëve nëse do të miratohet propozimi i uljes së tyre në Asamblenë e Përgjithshme dhe KS, ndërsa vendi i Tajvanit do të mbetet i paprekur. Debati pritet të zhvendoset në OKB muajin e ardhshëm ndërsa rezolutat pritet të votohen në gjysmën e dytë të tetorit. Askush nuk pret që rezoluta shqiptare të marrë dy të tretat e votës së shumicës. Problemi kryesor është nëse rezoluta amerikane do të fitojë shumicën e thjeshtë që nevojitet për miratimin e saj. Shumë analistë mendojnë se rezultati do të jetë shumë i ngushtë dhe ai do të përcaktohet nga 10 vendet ende të pavendosura. Fushata për votat tashmë i ka kaluar zyrat e OKB-së dhe në këtë drejtim amerikanët janë shumë herë më aktivë se homologët e tyre komunistë. Analistët mendojnë se Pekini “duket i dorëzuar” që do ti duhet të presë dhe një vit tjetër, ndërsa aleatët e tij janë përpjekur ta ndihmojë të fitojë karrigen që nga vitit 1950, kur komunistët morën pushtetin dhe nacionalistëve iu desh të arratiseshin në Tajvan. Asambleja e vitit 1950 i rrëzoi rezolutat sovjetike dhe indiane që propozonin anëtarësimin e Pekinit, ndërsa një tjetër rezolutë e rusëve për të përjashtuar Tajvanin dështoi sërish më vonë: 33-16, 37-11 dhe 38-10. Nga viti 1950 deri më 1960, Asambleja ka shtyrë rregullisht shqyrtimin e Pekinit (42-7, 42-34). Nga viti 1960-1969, përveç vitit 1964 kur nuk është votuar, Asambleja ka refuzuar çdo propozim për të zëvendësuar nacionalistët me komunistët, edhe pse votimi më 1965 ishte shumë i ngushtë. Sidoqoftë, në atë kohë SHBA-ja arriti të kuptonte se kjo ishte një manovër e përdorur çdo vit që Pekini të mos pranohej në gjirin e OKB-së. Vetëm disa orë më parë kanë ardhur dhe dy mbështetje të rëndësishme perëndimore për Kinën, Kanadaja dhe Islanda. Ministri kanadez i Çështjeve të Jashtme, Miçëll Sharp, i tha Asamblesë së Përgjithshme se ata duhet të pranonin Republikën Popullore të Kinës dhe bëri të qartë se qeveria e tij ishte kundër propozimit amerikan për përfaqësimin e dyfishtë të Kinës. Ndërsa ministri i Jashtëm islandez, Ajnar Agustson, tha se qeveria e tij “do të mbështeste me votën e saj anëtarësimin e Republikës Popullore të Kinës me të gjitha të drejtat dhe problemet që sjell”. Vitin që shkoi Islanda abstenoi rezolutën shqiptare dhe votoi pro asaj amerikane. Por pas zgjedhjes së një qeverie të majtë qendre, në qershor, ndryshimi politik ndaj Kinës ka ndryshuar në favor të Kinës. Votimi është i hapur dhe analistët ngurrojnë të bëjnë parashikime.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2010