Hitleri kërkoi të vidhte pëlhurën e shenjtë të Torinos
Autori i Lajmit: Redaksia
Torino - “Adolf Hitleri donte të vidhte pëlhurën me fytyrën e Krishtit që ndodhet në katedralen e Torinos, gjatë Luftës së Dytë Botërore”, - pretendon një murg italian. Por Vatikani ishte treguar mjaftueshëm i shpejtë sa e kishte fshehur reliken e shenjtë prej bezeje që mbart të stampuar portretin e Krishtit. Vatikani arriti ta fshehë atë në një manastir rural për ta mbajtur jashtë kthetrave të Fyhrerit. Për ta mbrojtur pëlhurën nga Hitleri, zyrtarët e Vatikanit dhe familja mbretërore italiane kishin urdhëruar që ajo të fshihej në një manastir në jug të Italisë. Imazhi i Krishtit, i stampuar në beze, ka rrëmbyer imagjinatën e shumë historianëve, drejtuesve të kishës, skeptikëve dhe katolikëve të thjeshtë për më shumë se 500 vjet. Ajo pritet të shfaqet për publikun kësaj fundjave për herë të parë gjatë dekadës së fundit. Më shumë se 1 milion njerëz përfshirë dhe vetë Papën Bendikt, do të jenë të pranishëm gjatë prezantimit të saj për publikun në Katedralen e Torinos, ku ajo është ruajtur këto 64 vitet e fundit. Dëshmia e historisë së saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, vjen pas një interviste me atin Andrea Kardin, bibliotekari i kishës Montevergine, të cilën e dha për revistën italiane “Diva dhe Donna”. “Pëlhura e shenjtë është hequr në mënyrë sekrete nga faltorja në rajonin e Campagnias me urdhër të veçantë të familjes mbretërore të Savojës (e cila kishte pronësinë e saj në atë kohë) dhe Vatikanit”, - tha Kardin. “Zyrtarisht, kjo u bë për ta mbrojtur objektin e shenjtë nga një bombardim i mundshëm i Torinos. Por në të vërtetë, ajo është hequr prej andej për tiu fshehur Hitlerit që, me sa duket, ishte i fiksuar pas saj”. Kur Fyhreri kishte vizituar Italinë më 1938, ndihmësit e tij kryesorë kishin bërë pyetje të pazakonta dhe këmbëngulëse për pëlhurën. Më pas në vitin 1943, kur trupat gjermane kërkuan kishën Montevergine, murgjit bënë sikur po luteshin përpara altarit ku fshihej bezja. “Kjo është arsyeja pse ajo nuk u zbulua kurrë”. Më pas në vitin 1946 ajo u kthye në Torino, ashtu siç kishte kërkuar mbreti i fundit italian, Umberto II i Savojës. Hitleri ishte i fiksuar me objektet e mistershme. Kryqi i Thyer (Svastika e famshme) ishte konsideruar për një kohë të gjatë një simbol i zi magjie. Diktatori ishte përkushtuar dhe ndaj kompozitorit gjerman, Richard Vagner, i cili thuhet gjithashtu se ishte një satanist. Pëlhura pritet të shfaqet këtë të shtunë në Torino deri më 23 maj. Ajo ka dalë përpara publikut vetëm pesë herë këto 100 vitet e fundit dhe gjatë gjashtë javëve që do të qëndrojë e ekspozuar, vizitorët do të kenë vetëm tre minuta kohë për ta parë dhe larguar. Nëse është origjinale apo false, pëlhura me fytyrën e Krishtit mbetet një nga misteret më të mëdha të kohës. Asaj i janë bërë një sërë testesh me karbon më 1988 nga disa shkencëtarë të Oksfordit, Zyrihut, Arizonës etj, të cilët arritën në përfundimin se objekti daton nga vitet 1260 dhe 1390.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2010