E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinexhad: Irani i gatshëm për bisedime me Perëndimin


Irani është i gatshëm të marrë pjesë në bisedimet me fuqitë e perëndimit për këmbimin e karburantit bërthamor, i tha presidenti Mahmud Ahmadinexhad për një gazete japoneze. Irani është i "gatshëm që deri në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit, t'i vazhdojë bisedimet, ka thënë Ahmadinexhad, duke lënë të kuptohet se në rast të marrëveshjes, Teherani mund ta pezullojë pasurimin e uraniumit.
"Kemi premtuar se do ta ndërpresim pasurimin e uraniumit në shkallën 20 % nëse do të sigurohet furnizimi me karburant", ka thënë presidenti iranian. Ndërkaq sipas informacioneve të gazetës "New York Times" qeveria amerikane është e bindur se Iranit i duhet të paktën edhe një vit për zhvillimin e një arme bërthamore. Gazeta citon këshilltarin përgjegjës të presidentit amerikan Barack Obama, Garry Samore. Vlerësimi i tij mbështetet në raportet e shërbimeve të fshehta dhe të inspektorëve ndërkombëtarë. Në këtë mënyrë pakësohen edhe gjasat për një sulm ushtarak të Izraelit kundër impianteve bërthamore iraniane. Udhëheqja e Izraelit druhet se Iranin e ndajnë vetëm disa muaj nga prodhimi i armës së parë bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›