E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret, Medvedev heq gjendjen e emergjencës në 3 rajone


Presidenti rus Dmitri Medvedev ka hequr gjendjen e emergjencës për tre rajone të tjera të Rusisë qendrore, pas zjarreve të fuqishme të javëve të fundit që shkaktuan dëme të konsiderueshme. Gjendja e emergjencës tashmë mbetet vetëm në një zonë rreth qytetit të Riazanit, rreth 500 kilometra në jug të Moskës, ku zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me flakët dhe vatrat e zjarrit.
Sipas mbrojtjes civile, cituar nga agjencitë e lajmeve Interfax dhe Itar-Tass, zjarret kanë shkatërruar në të gjithë vendin gjithsej 2500 banesa, duke u marrë jetën 54 civilëve dhe zjarrfikësve dhe duke lënë të pastrehë më shumë se pesë mijë persona.
Sipas shërbimit meteorologjik rus, gjatë orëve të fundit në Moskë ,temperaturat kanë rënë me rreth 12 gradë celsius gjatë natës dhe 17 në mëngjes. Reshjet janë të shpeshta dhe kryeqyteti është pastruar ndjeshëm nga smogu që e kishte mbuluar disa ditë më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›