Ahmadinexhad: Jam gati të takoj Obamën
Gjatë një konference shtypi në Teheran, udhëheqësi iranian, Mahmur Ahmadinexhad tha se është i gatshëm për të diskutuar hapur me Presidentin amerikan, Barak Obama. Ai shtoi se nuk do të diskutojë kurrë mbi programin bërthamor të Iranit me vendet e Grupit 5+1. "Teherani nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tij të patjetërsueshme", tha ai. Takimi mes Obamës dhe Ahmadinexhadit mund të ofrohet nga takimi i ardhshëm në Nju Jork për sesionin vjetor të rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Udhëheqësi iranian shtoi se Republika Islamike është në dispozicion të dialogut e bisedimeve, por nëse janë "të barabarta dhe të drejta" me "të gjitha vendet", duke përfshirë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara plus Gjermaninë.