Kosova gati për të aplikuar në OBT
Kosova i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të aplikuar në Organizatën Botërore të Tregtisë, por problem, sipas zyrtarëve qeveritarë, mund të paraqesë numri i pamjaftueshëm i vendeve që deri më tani e kanë njohur Republikën e Kosovës. Një deklaratë e tillë është pohuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Lutfi Zharku. Ndër të tjera ai tha se pas anëtarësimit të Kosovës në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar, pranimi në këtë mekanizëm është një ndër synimet kryesore të qeverisë. Ministri informon se në OBT bëjnë pjesë 153 shtete, kurse numri i shteteve që e kanë njohur kosovën është 62. Edhe pse numri i vendeve që kanë njohur shtetësinë e Kosovës, nuk është ndonjë parakusht për anëtarësim, ministri Zharku shprehet se Ministria po pret për aplikim, në mënyrë që të jenë të sigurtë për pranim pas procesit të aplikimit dhe se qeveria e Kosovës i ka përfunduar të gjitha përgatitjet administrative dhe teknike për aplikim në këtë organizatë botërore.
Një ndër parakushtet që një vend duhet të plotësojë për të aplikuar, është që vendi të ketë tërësi unike doganore dhe, duke pasur parasysh problemin e mosfunksionimit të plotë të doganave në disa pjesë të territorit, sip as tyre, Kosovës i vështirësohet aplikimi. Aktualisht, në Organizatën Botërore të Tregtisë bëjnë pjesë 153 vende të botës, kurse 30 të tjera janë në proces të anëtarësimit, që përfaqësojnë mbi 97 për qind të shkëmbimeve tregtare botërore.