Izrael/ Përmisohet gjëndja shëndetësore e presidenti Peres
Presidenti izraelit Shimon Peres doli sot nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, një ditë pasi 86-vjeçarit të laureuar me Çmimin Nobel për Paqe i ra të fikët dhe humbi vetëdijen gjatë një ceremonie. "Mund t'u deklaroj se kemi një president dinamik, të ri në zemër dhe fizikisht të shëndetshëm", deklaroi doktori Zeev Rothstein, drejtor i qendrës spitalore "Sheba" pranë Tel-Avivit, ku Peres u mbajt nën vëzhgimin e mjekëve natën e kaluar.
Peres ra mbrëmë në gjendje të fikëti ndërsa fliste në podium gjatë një ceremonie në Tel Aviv. Sipas mjekëve, kjo ka ndodhur për shkak të temperaturave të larta.
Rothstein tha për stacionet radiofonike izraelite se analizat treguan që presidenti Peres ishte në gjendje "të shkëlqyer" shëndetësore. Presidenti 86-vjeçar vazhdon të jetë shumë i angazhuar në zbatimin e axhendës së detyrës së tij, që përfshin fjalime të shpeshta në Izrael dhe vizita zyrtare jashtë vendit.
Sipas mjekëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, Peres, posti i të cilit është kryesisht ceremonial, pritet të rifillojë aktivitetin e tij të përditshëm me një takim sot me të dërguarin amerikan për paqen në Lindjen e Mesme, George Mitchell.
Ish-kryeministri, i lindur në Poloni, është një veteran i qendrës së majtë në politikën izraelite, karriera e të cilit ka nisur përpara themelimit të shtetit hebre në vitin 1948. Ai u zgjodh president nga parlamenti në vitin 2007.