E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes fituesi i "Nobel" per paqen Norman Borlaug

Ka ndërruar jetë në moshën 95 vjecari shkencëtari dhe fituesi i çmimit Nobel për paqen Norman Borlaug.
I njohur si babai i revolucionit të gjelbër, Borlaug ka krijuar në laborator një fare rezistente gruri dhe misri që ka ndihmuar në ushqimin e miliona njerëzve të varfër në botë vecanërisht në vendet e botës së tretë ku mbjellja e drithrave ishte pothuaj e pamundur.
Borlaug i cili u nderua me cmimin Nobel në vitin 1970 vuante prej kohësh nga kanceri. Ai ka shërbyer si professor i agrikulturës ndërkombëtare në një universitet të teksasit prej nga ka bashkëpunuar me shkencëtarë të tjerë në studime të rëndësishme në fushën e drithrave

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›