Nënshkrimi i protokollit, protesta nesër në Prishtinë

Një protestë masive do të zhvillohet ditën e hënë në zemër të Prishtinës kundër nënshkrimit të Protokollit për Policinë mes EULEX-it dhe Serbisë. Protesta është organizuar nga 23 organizata jo qeveritare, mes të cilave dhe "Lëvizja Vetëvendosja" e drejtuar nga Albin Kurti.
"Ne nuk jemi kundër BE-së, por kundër EULEX-it dhe protokollit me Serbinë" ushpreh Kurti. Sipas tij, e gjithë kjo është implementimi i planit famëkeq 6 pikësh të Ban Ki Munit.
"Së pari Serbia fiton informata shumë të vlefshme për policinë, së dyti forcohet rezoluta 1244 dhe bëhet një hap i madh i zbatimit të 6 pikëshit dhe së treti eliminohet pengesa kryesore e Serbisë drejt liberalizimit i vizave. Ne e duam të drejtën e Kosovës për anëtarësim në BE e jo misionet policore të BE në Kosovë", tha Kurti.
Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare shpresojnë që do gjejnë mbështetje edhe tek qytetarët, duke i ftuar ata publikisht në demonstrata, meqë qeveria nuk ndali dot nënshkrimin e Protokollit. Organizatorët thonë se protesta do të jetë e ngjashme me atë të 2 dhjetorit, kur rreth 40 mijë kosovarë dolën për të protestuar kundër 6-pikëshit. Madje ata presin që këtë herë të ketë edhe më shumë njerëz.