E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolumbi/ Policia sekuestron 11.2 milionë dollarë në një anije

Për të dytën ditë radhazi, policia kolumbiane ka sekuestruar një sasi të madhe parash që gjendej në një anije. Mjeti lundrues vinte nga Meksika dhe në të u gjetën 11.2 milionë dollarë. Kjo shifër e çon në 22.4 miilionë dolarë sasinë e parave të zbuluara e të sekuestruara nga policia brenda dy ditësh, që përbën edhe sasinë më të madhe në histroinë e këtij vendi, përsa i përket parave kesh të marra nga trafikantët e drogës.
Autoritetet thanë se paratë ishin fshehur në një anije që transportonte sulfat amoni dhe që ishte nisur nga Manzanillo, Meksikë në portin kolumbian të Buenaventuras. Megjithatë askush nuk është arrestuar në lidhje me paratë e konfiskuara. Më shumë se gjysma e të gjithë tregtisë së jashtme të Kolumbisë, është transportuar perms portit Buenaventura, që është edhe porti kryesor i vendit.
Zyrtarët kolumbianë kanë thënë se disa nga sekuestrimet e kohëve të fundit të kokainës, kishin si drejtim Manzanillo, në Meksikë. Kolumbia është prodhuesi më i madh në botë i kokainës, duke prodhuar rreht 600 tonë në vit. Kartelet meksikane kontrollojnë trafikun ndërkombëtar të drogës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›