E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad i mbijeton shpërthimit në rafineri

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, i ka mbijetuar një shpërthimi në një rafineri nafte, ndërkohë që ai po e vizitonte objektin për shkak të një problemi teknik. Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve, Fars, njoftoi se nga shpërthimi janë lënduar gjashtë persona, por Ahmadinexhadi nuk është prekur prej tij. Planet e Presidentit nuk kanë ndryshuar dhe ai menjëherë më pas është paraqitur drejtpërdrejt në televizionin shtetëror për të mbajtur fjalimin e planifikuar, në shënim të inaugurimit të fazës së re të rafinerisë në Abadan, në jugperëndim të Iranit. Agjencia njoftoi se një gabim teknik ka shkaktuar shpërthimin në një nga njësitë e rafinerisë. Zjarrfikësit thuhet se e kanë vënë zjarrin nën kontroll.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›