E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, luftëtarët e UÇK-së në ditën e dytë të grevës së urisë

Ish-luftëtarët e UÇK-së kanë hyrë dje në ditën e dytë të grevës së urisë. Asnjë prej zyrtarëve nuk i ka vizituar ata. Gjendja shëndetësore e tyre nuk është përkeqësuar. Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të vendosur ta vazhdojnë grevën deri sa të jetë miratuar ligji për vlerat e luftës. Vendimi i tyre ka ardhur pas arrestimeve nga EULEX-i i disa ish-luftëtarëve, duke i trajtuara ata si kriminelë lufte. Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Luftëtarëve, Xhevdet Qeriqi, tha se vetëm një numër i vogël i grevistëve nuk ndihen mirë. Por greva do të vazhdojë deri në miratimin e ligjit për kategoritë e dala nga lufta. Kërkojmë garanci nga përfaqësues të Kuvendit të Kosovës, tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›