E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga në Varshavë, Tadiç bojkoton Samitin

Pas lajmit se Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është e ftuar si përfaqësuese zyrtare e shtetit të ri në Samitin e Varshavës, liderët e Serbisë, por edhe të Rumanisë e Sllovakisë kanë vendosur ta bojkotojnë këtë takim. Këshilltari për marrëdhënie ndërkombëtare i Presidentit të Polonisë, Roman Kuzhnjar, ka thënë se Varshava e kupton vendimin e Serbisë, të Rumanisë e Sllovakisë për bojkotimin e Samitit të liderëve të Europës Qendrore dhe Lindore. Samiti do të mbahet më 27 maj në Varshavë, ndërsa Serbia, Rumania dhe Sllovakia kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë për shkak se është ftuar si e barabartë me ta edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Samiti, i cili organizohet nga Presidenti i Polonisë, Bronislav Komorovski, ka të ftuar edhe Presidentin amerikan, Barak Obama. Polonia e ka pranuar Kosovën dhe nuk ka asnjë arsye pse të mos e ftojë Presidenten e Kosovës (në Samit dhe në takim me Obamën). Disa shteteve kjo nuk iu konvenon, por ne respektojmë vendimet e tyre, tha Kuzhnjar për radion polake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›