Vriten të paktën 36 minatorë

Disa mijëra minatorë të armatosur jugafrikanë janë konfrontuar me policinë në minierën Marikana, kur në minierë ishte ndërprerë prodhimi për shkak të vdekjes së dhjetë personave gjatë konfliktit ndërmjet dy sindikatave kundërshtare.
Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, gjatë këtyre konfrontimeve janë vrarë shumë minatorë. Njoftimet e fundit flasin për atë se gjatë konfrontimeve me minatorë, policia përdori armë automatike, dhe se në vendngjarje kanë mbetur të vrarë të paktën 36 persona.