Parada e Krenarisë ndalohet për 100 vjet

Aktivistët që mbështesin të drejtat e komuniteteve homoseksuale në Rusi kanë kërkuar një vendim të kësaj gjykate, me shpresë se kjo e fundit do të shfuqizonte ndalesën e shpallur nga Këshilli i Qytetit të Moskës lidhur me paradën e komunitetit homoseksual në Rusi.
Pas vendimit të Gjykatës së Moskës, aktivisti më i njohur nga radhët e këtij komuniteti në Rusi, Nikolai Alekseyev, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në mënyrë që Moska të detyrohet të pranojë se ndalesat e kësaj natyre janë të padrejta.
Ndryshe, të njëjtin vendim autoritetet e kryeqytetit rus e kishin marrë para më shumë se dy muajve, me arsyetimin se një paradë e tillë, që nuk mbështetet nga shumica e banorëve të Moskës, mund të shkaktojë trazira publike.