E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinexhad "sulmon" Izraelin"Holokausti është një sajesë e paprovuar"

Presidenti iranian, Ahma-dinexhad, vazhdon retor-ikën e tij provokative ndaj Izraelit, duke e cilësuar sërish Holokaustin si një "gënjeshtër". Kjo ndodh pikërisht kur liderët botërorë po përpiqen që të gjejnë një zgjidhje në lidhje me përbal-limin e ambicies bërthamore të Iranit. "Preteksti (i Holokaustit) për krijimin e shtetit sionist është i rremë ...ai është një gënjeshtër e bazuar në një mit të pavërtetuar", ka bërë të ditur Presidenti ira-nian në një takim me qytetarë të Teheranit në universitetin me të njëjtin emër në përfundim të ditës së përvitshme "anti-Izrael". Sipas tij, lufta kundër sionizmit është një detyrë kombëtare dhe fetare. Fjalimet antiperëndimore të Ahmadinexhadit dhe komentet për Holokaustin kanë shkaktuar në të shkuarën kritika të ashpra ndërkombëtare të pasuara me politika izolacioniste ndaj Iranit. Aktualisht ai po konfrontohet sërish me Perëndimin në lidhje me çështjen e ambicies së tij bërthamore. Presidenti i linjës së ashpër paralajmëroi liderët e vendeve arabe që të mos bash-këpunojnë me Izraelin. Sipas tij, regjimi sionist nuk do të zgjasë dhe vende të ndryshme duhet ta ruanin veten e të mos e lidhnin fatin e tyre me atë të një regjimi të përkohshëm. Për Ahmadinex-hadin, Izraeli ndodhet në ditët e fundit. Fjalimi i tij është trans-metuar drejtpërsëdrejti edhe në televizionin dhe radion vendase. Ndërkaq, kanë ardhur reagimet e para kundërshtuese ndaj një retorike të tillë konfl iktuale. Bri-tania e Madhe ka reaguar e para, duke e quajtur Ahmadinexhadin "injorant". Komentet e fundit të Ahmadinexhadit vijnë në prag të shfaqjes së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme dhe para takimit të Teheranit me fuqitë e mëdha që do të organizohet më 1 tetor në lidhje me strategjinë bërthamore të vendit islamik. Në fjalimin e tij, Ahmadinexhad tha se vendi i tij nuk do ta braktiste kurrë programin e tij bërthamor, sepse ai ishte vetëm dhe vetëm për çështje civile. "Ne nuk kemi nevojë për armë bërthamore dhe rrethanat në botë po zhvillohen në favorin tim", bëri të ditur ai. Po dje, Ahmadinexhad ka vazhduar përballjen me situatën e trazuar brenda vendit të shkaktuar nga opozita dhe reformatorët, të cilët nuk heqin dorë nga revoltat dhe kundërshtitë ndaj regjimit dhe vetë Ahmadinexhadit që, sipas tyre, ka manipuluar votat e zgjedhjeve presidenciale dhe nuk i takon që të jetë në pushtet. Dje, forcat e policisë janë përleshur me mbështetësit e ish-kandidatit presidencial, Mir Mousavi, dhe kanë arrestuar disa prej tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›