1200 kërkesa për një vend pune si mësues
I lodhur nga qindra kërkesa për punë, konkretisht plot 1200 në rajonin e Fierit, si dhe nga presioni për zbatimin e reformës në arsim, shefi i burimeve njerëzore në Drejtorinë Rajonale Arsimore Fier, Koçi Papuçiu, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e DRA-së, si dhe nga inspektorët e arsimit, të cilët u janë përgjigjur aplikantëve për punë se duhet të presin disa ditë për shkak se departamenti i burimeve njerëzore nuk ka drejtues.
Ditën e enjte, me anën e një letre dërguar drejtorit të DRA-së së Fierit, Tahir Kastrati, shefi i burimeve njerëzore, Koçi Papuçiu, ka komunikuar se nuk dëshironte të mbante më postin e kreut të burimeve njerëzore. Shkresa është lënë në tavolinën e drejtorit Kastrati, i cili menjëherë pas njohjes së këtij vendimi mësohet se ka kërkuar takim me shefin e dorëhequr. Burime nga Drejtoria e Arsimit Fier sqaruan se shkaku i dorëheqjes së Koçi Papuçiut ka qenë mospërballimi i situatës së krijuar në këtë fillimvit arsimor lidhur me emërimet e reja. Por, më e papërballueshme për kreun e burimeve njerëzore ka qenë reforma në arsim, ku mësohet se 200 mësues janë prekur prej saj. Zyrtarisht drejtori Tahir Kastrati ka thënë se pas emërimit të ministrit të ri të arsimit pritet që dhe degët rajonale të arsimit, si dhe të gjitha institucionet vartëse të MASH, të riformatohen. Tahir Kastrati ka thënë se edhe ai vetë mund të ndryshojë post si shkak i vendosjes së një ministri të ri. Lidhur me emërimet dhe reformën në arsim, Kastrati sqaroi se janë marrë në fillim të këtij viti arsimor e janë depozituar afro 1200 kërkesa për punë nga mësuesit e rinj, por i bindur ai ka thënë se asnjë mësues i ri nuk është marrë këtë vit arsimor. Më 15 shtator kanë humbur vendin e tyre të punës si në sistemin shtetëror 9-vjeçar, ashtu dhe në atë të mesëm afro 200 mësues, si pasojë e reformës në këtë sektor. Prej ditësh në Fier po përfliten edhe emrat e rinj që do të drejtojnë DRA-në. Ndër emrat e diskutuar janë Suzana Numani, kandidatja e 16 për deputete nga lista e PD-së për Qarkun e Fierit, e cila sot drejton një shkollë private, si dhe Majlinda Verria, e cila aktualisht mban postin e sekretares së përgjithshme të prefekturës. Koçi Papuçiu njihet për kontribut të gjerë në fushën e arsimit fierak, ndërkohë që para mbajtjes së këtij posti ka qenë kryeinspektor i arsimit, vendi i të cili u ndërrua me Ilir Lugën.