E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuneli i hapur për 12 orë

Ministria e Transportit, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit njoftoi dje se tubi verior i tunelit të Thirrës do të qëndrojë i mbyllur për 12 orë në ditë, duke filluar nga e hëna e ardhshme. Më herët, tuneli mbyllej për afërsisht tetë orë, për shkak të punimeve që vijojnë. "Njoftohen të gjithë përdoruesit e autostradës Rrëshen-Kalimash, se funksionimi i tunelit të Thirrës në këtë autostradë, prej ditës së hënë, datë 21.09.09, do të jetë nga ora 07:00 deri në orën 19:00", thuhet në një deklaratë për shtyp të ministrisë.
"Kjo për arsye se punimet e tunelit të Thirrës në këtë autostradë kanë hyrë në një fazë intensive me përforcime masive të strukturës së shkëmbit, të cilat sjellin nevojën e optimizimit të proceseve inxhenierike, duke i dhënë më shumë kohë kontraktorit", vijon njoftimi.Aktualisht kompania po punon në të dyja tunelet njëkohësisht, por në njërin prej tyre po punon me orar të pjesshëm. Më herët qe dis-kutuar mbyllja e plotë e tunelit, gjë për të cilën nuk u ra dakord mes qeverisë dhe kompanisë sipërmarrëse të punimeve. Në tunelin verior, disa qindra metra linearë janë ende të papërforcuara me beton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›