Moska heq dorë nga planet e sistemit mbrojtës në Kaliningrad
Rusia ka reaguar menjëherë ndaj vendimit të Obamës për të hequr dorë nga ndërtimi i mbu-rojës antiraketë në Poloni e Çeki, duke ndaluar ndër-timin e një sistemi mbrojtës që e kishte planifi kuar të ngrinte në enklavën e Kaliningradit. Ky është reagimi i parë konkret i Moskës ndaj veprimit të Obamës. Kaliningradi është në kufi jtë e Europës, më saktë me Poloninë e Lituaninë dhe sipas vetë Presidentit Medvedev e ka bërë të ditur një fakt të tillë. Ai urd-hëroi fi llimin e ndërtimit të sistemit nëntorin e kaluar si kundërpërgjigje ndaj planit të administratës së shkuar amerikane për të ndërtuar sistemin në Poloni dhe Çeki. Ky lajm ka dalë ndërsa edhe Kryeministri Putin ka përgëzuar Uashingtonin për vendimin e marrë, që pritet të ndryshojë për mirë marrëdhëniet së fundi të tensionuara mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.