Sot, afati i fundit i regjistrimeve
Sot është afati i fundit i regjistrimeve për fituesit e fazës së parë të pranimeve në universitetet e vendit. Ora 18:00 do të shënojë edhe mbylljen përfundimtare të sekretarive që për më shumë se një javë kanë pritur dokumentet e studentëve të regjistruar. Konkretisht sot do të mbyllet faza e parë e regjistrimeve. Pas përpunimit të të dhënave, kuotave të rezultuara bosh, APRIAL, Agjencia e Pranimit të Rezultateve të Institucioneve Arsimore të Larta, do të afishojë listat e fazës së dytë të fituesve. Menjëherë do të shpallen edhe afatet për regjistrimin e fituesve të dytë, të cilët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin deri në ditën e fundit kur do të pranohen të dhënat e studentëve.
Apeli
Jo vetëm APRIAL dhe Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Tiranës kanë bërë disa herë apel për të gjithë fituesit e fazës së parë, që ata të regjistrohen dhe të paraqiten pranë sekretarive.
Në bazë të pikëve të grumbulluara në provim dhe renditjes së preferencave, pavarësisht se maturantët nuk u shpallën fitues në degët e tyre të preferuara, mundësi të tjera do të hapen gjatë fazave të tjera të fituesve, si pasojë e spostimit të listës.
Drejtues të APRIAL-it sqaruan se për "të përfituar" nga këto spostime, maturantët duhet të regjistrohen domosdoshmëri. Në rast të kundërt, ata humbasin të drejtën përfundimisht për të nisur studimet në universitetet ku kanë fituar. Të gjithë studentët që nuk janë paraqitur pranë sekretarive për t‘u regjistruar, edhe pse janë shpallur fitues, do të hiqen nga rrjeti i të dhënave duke u skualifikuar. Vendin e tyre do ta zënë të tjerët që ndodhen poshtë listës. Sakaq, për t‘u ardhur në ndihmë maturantëve fitues, dy ditë më parë Ministria e Arsimit njoftoi se sekretaritë e fakulteteve duhet të pranojnë edhe ata maturantë që në mungesë të kartës së identitetit paraqesin si mjet identifikimi certifikatën e lindjes.
Faza e dytë
Fituesit e fazës së dytë për pranimet në universitetet e të gjithë vendin, do të shpallen në datën 25 shtator. Listat do të afishohen pranë fakulteteve, ndërkohë që do të gjenden edhe në formën elektronike, në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Menjëherë pas mbylljes së afatit të regjistrimeve dhe përpunimit të të dhënave, APRIAL dhe Ministria e Arsimit do të mund të japin një informacion më të detajuar lidhur me kuotat e parealizuara, kuotat e mbetura bosh dhe cilat do të jenë mundësitë e tjera për maturantët që aktualisht nuk janë shpallur fitues në fazën e parë, por kanë fituar pikë në provime dhe kanë qenë të vëmendshëm në plotësimin e formularit A2.
Sakaq, të dhënat e një raporti të fundit të APRIAL referojnë se një pjesë e mirë e maturantëve që kanë pasur mesataren e notave të katër viteve 9, janë shpallur fitues në një nga degët e Fakultetit të Mjekësisë. Ndër të tjera, 43 për qind e tyre janë shpallur fitues në degët e para të preferencës.