Infektiv, dy të sëmurë me virozë të rëndë
Listës së gjashtë të dyshuarve më të prekur nga gripi i derrit i janë shtuar edhe dy persona të tjerë. Pacientët janë paraqitur dy ditë më parë në Urgjencën e Shërbimit të Infektivit në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza". Menjëherë mjekët kanë plotësuar kartelën e pacientëve, ku kanë marrë edhe informacionin për të dhënat që duhet të plotësojë pacienti për të nisur protokollin e mjekimit dhe menjëherë ka filluar trajtimi i tyre.
Sipas mjekëve të këtij shërbimi, rasti i parë që është paraqitur për trajtim pranë QSUT-së sapo është kthyer nga Britania e Madhe. Ai ndodhet i shtruar në Infektiv, ndërkohë që sipas parashikimeve të protokollit të mjekimit ka marrë dozën e tamiflusë.
Po ashtu, në urgjencën e Infektivit është paraqitur me temperaturë, kollë dhe simptoma të tjera të gripit të derrit, edhe një 14-vjeçar, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore dhe nuk ka paraqitur komplikacione të tjera, është larguar për në shtëpi. Sipas mjekëve, po trajtohen me antiviralin tamiflu dhe gjendja e të sëmurëve mund të konfirmohet se është e stabilizuar dhe në kontroll të plotë të tyre. Janë tetë persona të dyshuar për AH1N1, gripi i derrit, por rezultatet përfundimtare do të vijnë nga laboratori i referencës në Rumani. Do të jenë specialistët e huaj të cilët pas ekzaminimeve do të konfirmojnë nëse këta persona janë të prekur me AH1N1 apo jo.
Aktualisht numri zyrtar i të prekurve nga gripi i derrit në vendin tonë është 31. Mostra për ekzaminime dërgohen çdo ditë pranë laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik. Ka mungesa të kampionëve në ekzaminimin e moshave pediatrike, ndërkohë që pas një muaji analizat nuk do të dërgohen në Rumani. Brenda muajit tetor, Laboratori i Virologjisë pranë ISHP-së do të plotësojë të gjitha standardet në aparatura dhe logjistikë për t‘i kryer vetë të gjitha ekzaminimet për AH1N1.