NATO fton Rusinë për një fillim të ri
NATO ka propozuar dje fi llimin e një epoke të re në marrëdhëniet me Rusinë, duke bërë thirrje për një bashkëpunim mes Moskës dhe Uash-ingtonit në lidhje me mbrojtjen kundër raketave, pas heqjes dorë nga Obama të realizimit të planit të mëparshëm. Kryeministri rus, Putin, e ka konsideruar vendi-min e Obamës si "korrekt dhe të guximshëm", ndërkohë që për sa i përket të dërguarit të Rusisë në NATO ai shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të mirëpritur propozimin e bashkëpunimit. Sipas disa ekspertëve ushtarakë, vendimi i Obamës konsiderohet si shenjë dobësie në disa qa-rqe dhe këtë shenjë, sipas tyre, mbështetësit e linjës së ashpër në Rusi do ta shfrytëzojnë. Në një fjalim që mbajti të premten, Putin i bëri thirrje Obamës që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në fushat e koncesioneve në tregti dhe ato të shkëmbimeve teknologjike. Për analistë dhe politikanë të tjerë, veprimi i Obamës është komentuar si një veprim i guximshëm, që do t‘i përmirësojë shumë shpejt mar-rëdhëniet gjithnjë të tensionu-ara mes Rusisë dhe Amerikës, edhe pse ende mbetet për t‘u kapërcyer një numër i madh pengesash mes dy ish-armiqve të Luftës së Ftohtë. "Unë mendoj se është e mundur për NATO-n dhe Rusinë që të kenë një fi llim të ri së bashku dhe në të ardh-men të ndajnë me njëra-tjetrën një marrëdhënie më të frytshme dhe më produktive", ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rasmunsen. Edhe për të fjalimi i djeshëm i përqendruar te ky bashkëpunim i ardhshëm ishte fjalimi i parë zyrtar i këtyre për-masave që nga gushti i kaluar, kur mori në duar drejtimin e Aleancës. "Ne duhet që të eksplo-rojmë potencialin për lidhje mes NATO-s, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në lidhje me një sistem mbrojtës antiraketë, por në një kohë të përshtatshme", ka deklaruar sekretari i përgjith-shëm. Rasmunsen bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngjeshur edhe me Dimitri Rogozin, amba-sadorin rus në NATO, që ka qenë edhe një nga kundërshtarët më të mëdhenj të planit të Bushit për ndërtimin e sistemit mbrojtës antiraketë. Ai bëri thirrje për më shumë bashkëpunim në lidhje me përfundimin e konfl iktit në Afganistan, në luftën kundër piraterisë në dete dhe sigurimit që Irani nuk po zhvillon dhe ndërton armë bërthamore. Më pas ai dha disa detaje në lidhje me mënyrën e bashkëpunimit të ardhshëm mes NATO-s dhe Ru-sisë. Për sa i përket përfaqësuesit rus, ai deklaroi se edhe Rusia nuk do të vazhdonte me planin e saj të ngritjes së sistemit antiraketë të parashikuar në Kaliningrad, enklava ruse që ndodhet në kufi me Poloninë dhe Çekinë. Ky sistem u planifi kua të ndërtohej në kundërpërgjigje të sistemit amerikan. Lidhjet e NATO-s me Rusinë janë përmirësuar që nga koha e Luftës së Ftohtë, por u përkeqësuan sërish me rastin e shtrirjes së anëtarësimit të ish-vendeve lindore, dikur nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik, në NATO. Pasojë e këtij tensioni ishte edhe lufta e një viti më parë në Gjeorgji, që për Moskën ishte një tregim muskujsh për Amerikën dhe Perëndimin, që nëse ata do të vazhdonin përpara, do të për-balleshin dhe konfrontoheshin me ushtrinë ruse. Për sa i përket programit të anuluar nga Uashingtoni, ai u krijua nga frika e Amerikës ndaj një sulmi të mundshëm nga ana e Iranit, edhe pse Rusia ngulte këmbë se ky ishte veçse një sebep dhe aspak realiteti. Për Rusinë ai ishte një kërcënim më shumë në kufi jtë e saj dhe pikërisht në këtë moment nisi edhe ten-sionimi i situatës dhe prishja e mar-rëdhënieve mes të dyja vendeve dhe mes Rusisë e NATO-s. Sipas planit të ri, Uashingtoni fi llimisht do të pozicionojë anije me inter-ceptorë raketash dhe në një fazë të dytë do të vendosë edhe sistemin tokësor. Sipas Rasmunsen, aleatët e NATO-s nuk rrezikojnë dhe nuk do të dobësohen nga ky vendim.