Ahmed: Ja si më vranë hebrenjtë pabesisht gjithë familjen
"Abu Salah vdiq, gruaja e tij vdiq, Abu Taufiq vdiq, i biri vdiq, gruaja
e tij vdiq. Mohamed Ibrahim vdiq, e ëma e tij vdiq. Shumë njerëz
kanë vdekur". Këto janë fjalët e Ahmed Ibrahim Samouni, një djalë
13-vjeçar palestinez, që është plagosur në këmbë dhe në gjoks, por
për fatin e tij të mirë ka mbetur gjallë. Izraelitët i goditën barbarisht
shtëpinë të hënën në veri të Gazës. Sipas një raporti të OKB-së, rreth
30 persona mbetën të vrarë në atë zonë nga sulmi i tankeve. Pjesa më
e madhe e viktimave ishin anëtarë të familjes së djaloshit. Sipas disa
dëshmitarëve, izraelitët një ditë para sulmit u kishin thënë civilëve të
zonës që të strehoheshin në shtëpinë e djaloshit, për të mos u prekur
nga sulmet, por në vend që t‘i mbronin, një ditë më pas i kishin qëlluar
pabesisht. Ushtria izraelite ka bërë të ditur se po heton në lidhje me
incidentin. Ndërkohë, në një spital të Gazës djali i vogël rrëfen tragjedinë
e tij. "Ne ishim në gjumë, kur izraelitët me tanket dhe aeroplanët
e tyre na goditën. Flinim të gjithë në të njëjtën dhomë. Dolëm jashtë
e pamë nja 15 burra të zbrisnin nga helikopterët. Ata nisën të rrihnin
e qëllonin këdo që u dilte përpara, duke i detyruar që të hynin nëpër
shtëpi dhe pastaj qëllonin mbi ta. Ata që mbetën gjallë u strukën në
shtëpi, por aty nuk kishte as ujë, as bukë. Unë isha plagosur dhe dikush
më lidhi plagën. Ndërkohë nëna dhe dy vëllezër më ishin vrarë.
Plumbi i kishte marrë në prehrin e nënës".