Tiranë, 18-vjeçari kapet me hashash
Një adoleshent, i cili kishte
zgjedhur rrugë të lehtë,
por me pasoja për të
nxjerrë shuma të majme parash,
është arrestuar dje nga policia e
Tiranës. Specialistët e seksionit
kundër drogës nga policia e
kryeqytetit bënë të ditur se kryen
arrestimin në flagrancë të 18-
vjeçarit Elvis Kusta, lindur në Fier
dhe banues në Tiranë. "Arrestimi
i tij u krye sepse dje rreth orës
17.00, në rrugën "Ali Baushi",
është kapur në flagrancë, ku gjatë
kontrollit fizik i është gjetur sasia
prej 4 gramë bimë e dyshuar
narkotike, e llojit marijuanë", tha
policia. Ndërkohë, edhe nga
kontrolli i banesës, adoleshentit
iu gjet sasia prej 35.6 gramë, bimë
e dyshuar narkotike e llojit
marijuanë. Në cilësinë e provës
materiale, adoleshentit iu
sekuestruan në total 39.6 gramë
marijuanë, një aparat telefoni
celular, si dhe shuma e parave prej
3 700 lekësh. Policia tha se
materialet e përpiluara në
ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë
së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për
veprën penale të "Prodhimit dhe
shitjes së lëndëve narkotike".
zgjedhur rrugë të lehtë,
por me pasoja për të
nxjerrë shuma të majme parash,
është arrestuar dje nga policia e
Tiranës. Specialistët e seksionit
kundër drogës nga policia e
kryeqytetit bënë të ditur se kryen
arrestimin në flagrancë të 18-
vjeçarit Elvis Kusta, lindur në Fier
dhe banues në Tiranë. "Arrestimi
i tij u krye sepse dje rreth orës
17.00, në rrugën "Ali Baushi",
është kapur në flagrancë, ku gjatë
kontrollit fizik i është gjetur sasia
prej 4 gramë bimë e dyshuar
narkotike, e llojit marijuanë", tha
policia. Ndërkohë, edhe nga
kontrolli i banesës, adoleshentit
iu gjet sasia prej 35.6 gramë, bimë
e dyshuar narkotike e llojit
marijuanë. Në cilësinë e provës
materiale, adoleshentit iu
sekuestruan në total 39.6 gramë
marijuanë, një aparat telefoni
celular, si dhe shuma e parave prej
3 700 lekësh. Policia tha se
materialet e përpiluara në
ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë
së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për
veprën penale të "Prodhimit dhe
shitjes së lëndëve narkotike".