E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali ekzekuton nënën 85 vjeçe në fshatin Prush

Brenda 24 orëve një krim
tjetër i rëndë ka tronditur
kryeqytetin. Këtë herë
depresioni dhe varfëria ka goditur
brenda familjes në mënyrën
më të egër dhe të shëmtuar. Djali
vret nënën e moshuar, 85 vjeçe.
Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur
dje fshatin Prush, i cili gjendet
vetëm pak kilometra larg kryeqytetit,
ndërsa policia është duke
hetuar rreth motiveve të krimit.
Policia nuk dha hollësi për ngjarjen
e ndodhur dje në orët e natës,
por u mësua se një 37-vjeçar ka
ekzekutuar nënën plakë brenda
shtëpisë ku jetonin së bashku.
Menjëherë pas marrjes së
njoftimit, uniformat blu të Komisariatit
Nr. 6 të Tiranës kanë mbërritur
me urgjencë në vendin e
ngjarjes. Policia njoftoi paraprakisht
se vrasja ka ndodhur dje,
rreth orës 20.30. Po sipas policisë,
autori i ngjarjes ishte larguar
menjëherë pas kryerjes së aktit të
rëndë, por policia ka mundur ta
prangosë atë vetëm disa minuta
më pas. Burime policore thanë
për gazetën se Viktor Prendi, 37
vjeç, ka ekzekutuar me mjete të
forta nënën e tij, Dila, por ende
nuk ka të dhëna për arsyet e kësaj
vrasjeje brenda familjes. Hetuesit
po administrojnë provat, ndërsa
pritet të merren edhe dëshmitë e
familjarëve dhe të autorit rreth arsyeve
që e shpunë këtë të fundit
deri në marrjen e jetës së nënës
së tij. Fshati Prush bëhet për të
dytën herë protagonist në një ngjarje
kaq të rëndë. Vetëm pak kohë
më parë, gruaja vrau burrin në sy
të fëmijëve dhe e varrosi më pas
fare pranë shtëpisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›