E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmed Januzi, më i shtrenjti ende pa debutuar me U-21

Leonard Karaj
Ai ende nuk e ka bërë sefte me kuqezinjtë "e vegjël" por rezulton si futbollisti më i shtrenjtë i U-21 të Shqipërisë. Sipas sajtit të internetit të transfermarkt i cili merret ekskluzivisht me vlerat e kartonëve të futbollistëve në botë, kosovari i Vorskla Poltavës, Ahmed Januzi është lojtari me vlerën më të madhe në skuadrën e Artan Bushatit. Vlera e kartonit të Januzit është plot 600 mijë euro. Paradoksal është fakti se 19-vjecari nuk është grumbulluar asnjëherë në ekipin tonë të Shpresave gjatë kësaj periudhe. Vitin e kaluar në media emri i tij qarkulloi si një prej kosovarëve të talentuar që do të pajisej me pasaportë shqiptare, por gjithcka mbeti vetëm në teori. Dokumentacioni mbërriti në FSHF së bashku me ato të kosovaro-kanadezit, Blerim Rrustemaj por nëse për këtë të fundit u bënë në kohë rekord, për Januzin proceduarat mbetën vendnumëro. Ndrëkohë pas tij në renditje sipas vlerës së kartonit vjen portieri rezervë i Palermos në kampionatin italian të futbollit, Samir Ujkani. Kosovari, tashmë me pasaportë shqiptare vlen 300 mijë euro. Ndërkohë që për tu theksuar është edhe fakti se asnjë nga futbollistët e U-21 nuk e ka vlerën zero sikundër është për Kombëtaren "A" që drejtohet nga Oto Baric. Ndërkohë bie në sy se shumica e futbollistëve të kësaj liste luajnë në kampionatin shqiptar të futbollit. Kjo tregon se në një farë mënyre është rritur edhe interesi i kampionatin tonë në Evropë. Sipas specialistëve të futbollit në Shqipëri dhe në Federatën Shqiptare të Futbollit, skuadra U-21 e tanishme mund të cilësohet pa frikë si ndër më të mirat së bashku me atë të viteve 80-të. Vlera totale e kombëtares U-21 të Shqipërisë është 2.4 milionë euro. Skeda Ahmed Januzi Skuadra: Vorskla Poltava, Ukrainë; Datëlindja: 08.07.1988; Vendlindja: Kosovë; Vlera në merkato: 600.000 Euro

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›