E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi, Partizani synon kthesen me Tiranen

Albania Sport- Partizani do të synojë kthesën në sfidën e vështirë me Tiranën në javën e fundit të fazës së parë.
PARTIZANI-TIRANA
Të kuqtë vijnë në derbin e dytë rresht kryeqytetas pas humbjes me Dinamon (2-0), një humbje që i spostoi ata në vendin e tretë, ndërkohë që bardheblutë janë me moral të lartë pas dy fitoreve rresht me Dinamon (2-0) dhe Teutën (2-1). Tri takimet e sezonit të kaluar panë fitues Tiranën (2-0, 3-2, 1-0). Trajneri Lika (askush nuk do t'ia falte një dështim të tretë brenda katër javëve) nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Tefik Osmani (të pezulluar) dhe në dyshim është edhe mbrojtësi Hallaci, i dëmtuar në kofshë. Te Tirana, Klodian Duro është rikuperuar nda dëmtimi i pësuar në ndeshjen me Teutën. Partizani është në vend të tretë me 20 pikë të grumbulluara, ndërsa Tirana në të 8-tin me 8 pikë më pak.
VLLAZNIA – BESA
Kavajasit do të bëjnë c'është e mundur në Shkodër për të marrë një rezultat pozitiv dhe për t'u shpallur kampionë të fazës së parë, kur kanë një diferencë të qartë +3 pikë, ndaj dy ndjekësve të saj më të afërt: Dinamos dhe Partizanit. Vllaznia e Mirel Josës, që fitoi tri ditë më parë me Skënderbeun (2-3) dhe provokoi dorëheqjen e Faruk Sejdinit, nuk dëshiron të përsërisë në "Loro Borici" ndeshjen me Flamurtarin (1-1) kur barazoi në limitin e takimit.
SHKUMBINI – DINAMO
Blutë e Agim Canajt do të udhëtojnë në fushën e vështirë të Peqinit për të sfiduar një Shkumbin gjithmonë në rritje dhe me një skuadër cilësore dhe gjithmonë në rritje. Dinamovitët vijnë pas fitores në derbi me Partizanin, ndërsa peqinasit pas barazimit në "Ruzhdi Bizhuta" me Elbasanin.
TRE TË TJERAT
Besëlidhja synon të marrë të paktën një pikë në fushën e saj kur do të përballet Elbasanin në Lezhë. Flamurtari i Vlorës, pas fitores me Kastriotin (falë penalltisë së shënaur mga Mema) do të përballet me Teutën e Durrësit në "Niko Dovana". Durrsakët nuk kanë fituar kurrë në shtëpi gjatë këtij sezoni dhe ndodhen në situatë të vështirë. Presidenti Hasanbelliu nudk do t'ua falte "djemve të detit" një dështim të radhës. Skërnderbeu i vendit të fundit, që do të drejtohet për herë të fundit nga Sejdini (zyrtarisht i dorëhequr nga drejtimi i skuadrës) do të përballet me Kastriotin ambicioz, që synon të fitojë e të krijojë një diferencë të qartë me dy vendet e fundit. .

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 11
E shtunë, 10 nëntor

Partizani-Tirana (18:00)
S.Jareci, E.Bicaku-M.Dervishi
Shkumbini-Dinamo (14:00)
E.Peza, A.Guce-F.Elezi
Besëlidhja-Elbasani (14:00)
N.Abeshi, R.Zhuli-L.Mutafaraj
Vllaznia-Besa (14:00)
K.Meta, F.Lamaj-E.Miho
Kastrioti-Skënderbeu (14:00)
T.Latifi, E.Doda-D.Salaj
Teuta-Flamurtari (14:00)
E.Sino, A.Mali-D.Rexha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›