E Diel, 1 Nëntor 2026

Një talenti 100 % shqiptar, më i shtrenjti i U-21 greke

Nga Leonard Karaj
Paradoksale por e vërtetë. Ashtu sikundër edhe në disa sporte të tjera ku fqinji ynë Greqia ka ditur bukur të "vjedhë" sportistët tanë më të mirë edhe në futboll ka bërë të njëjtën gjë. Edhe këtu si në peshëngritje dhe atletikë ku falë shqiptarëve ka marrë medalje të arta, mund të krenohet me një talent të dalë nga rrethinat e Himarës. Është pikërisht ai Sotir Nini (tashmë Sotiris Ninis) futbollisti më i shtrenjtë i Shpresave të Greqisë. Kartoni i tij kushton plot 5 milionë euro duke u renditur denjësisht ndër talentet më me vlerë në botë. Por jo vetëm Nini. Edhe dy shqiptarë të tjerë që militojnë tashmë me U-21 të Greqisë kanë një vlerë goxha të konsiderueshme në merkaton evropiane. Shoku i skuadrës së Ninit te Panathinaikos, Elini Dhimutso kushton plot 1.3 milionë euro. Edhe ky i fundit i lindur në Shqipëri por i konsoliduar si futbollist në Akademinë e Futbollit të Panathinaikosit. Pas tyre, por jo pa vlerë renditet shqiptari tjetër, Gjergji Kone, i mbiquajtur në Greqi si Panajot Kone. Mesfushori i AEK-ut të Athinës vlen 750.000 euro në merkaton evropiane. Fakt është edhe se U-21 e Greqisë falë tri talenteve shqiptarë vlen dhjetë herë më shumë (23.200.000) se U-21 e Shqipërisë (2.425.000).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›