Sheva i këshillon dy talente Milanit

Transferta e Ligës së Kampioneve e Milanit kundër Shahktarit të Donteskut kishte edhe një qëllim tjetër për kuqezinjtë. Sipas gazetës italiane "Tuttosport", klubi milanez ishte i interesuar për dy lojtarë të klubit ukrainas: mbrojtësin Fernandinjo dhe sulmuesin Oleksandër Gladkij. Është ish-lojtari i Milanit, Andrij Shevcenko, i cili luan aktualisht te Celsi, që ia ka këshilluar dy lojtarët drejtuesve të Milanit. Sulmuesi ia ka përmendur emrat e dy lojtarëve të talentuar, Galianit. Gladskij (20 vjec) është lojtar i kombëtares ukrainase dhe Fernandinjo (22), është zgjedhur lojtari më mirë 2004 i kampionatit brazilian.