Top-11 i veteranëve ne Serine A

Albania Sport- Alesandër Del Piero mbushi dje 33 vjec. Kapiteni i Juventusit ndihet megjithëatë ende i ri, edhe pse është një nga veteranët e Serisë A, e mbushur me "pleq" italianë dhe të huaj. Gazeta sportive italiane "Gazzetta dello Sport" ka listuar "Top-11"-in e veteranëve.
PORTIERËT- Në portë është "gjyshi" Balota, i cili edhe pse 43 vjec po bën jë figurë të mirë me Lacion. Dida i Milanit është 34 vjec, por janë 7 portierë në kampionatin italian që janë mbi moshën 33 vjec: Balota (Lacio), Dida (Milan), Fontana (Palermo), Balli (Empoli), Buci (Parma), Ieco (Napoli), Fortin (Kaljari).
MBROJTËSIT- Një mbrojtje me tre lojtarë. Në të djathtë rreshtohet Panuci, i cili në moshën 34 vjec gjen edhe Kombëtaren. Në qëndër ndodhet Maldini, 39 vjec. Rekordmen në përfaqësimet me Kombëtaren. Në të majtë ndodhet Materaci (34 vjec). Pankina është e pasur: brazilianët Kafu dhe Serxhinjo janë përkatësisht 37 dhe 36 vjec. Kouto është 38 vjec.
MESFUSHORËT – Një skemë me katër mesfushorë. Në të djathtë rreshtohet Figo (35 vjec), Havier Zaneti, po i Interit është 34, por që garanton ekuilibër dhe forcë. Në mesfushë një regjisor klasik: Korini, 37 vjec, dhë përkrah tij, Doni, 34. Bankina? Plot: me një mesfushor klasik si Xhanikeda, një plejmejkës si Volpi dhe një trekuartist si Koca, që të tre janë nga 33 vjec.
SULMI- Këtu zgjedhjet bëhen të vështira. Sidoqoftë, reparti i avancuar përfaqësohet me një emër të madh: Inzagi, 34 vjec. Në ndeshjet e rëndësishme shënon gjithmonë. Në të djathtë të sulmit vendoset Bobo Vieri, i cili duket se ka rigjetur një kondicion të mirë atletik. Në të majtë, i madhi Del Piero. Rezervat janë të famshme: "aeroplani" Montela, 33 vjec, Kieza, 36 vjec. Një skuadër e bukur, që mund të fitojë kampionatin italian, nëse do të bashkohet.