E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali kërkon psikologun e Hamiltonit

Është e pabesueshme, por e vërtetë. Gazeta spanjollë "As" bën të ditur se Reali i Madridit do të nënshkruajë një kontratë me Keri Spakmanin, psikologun e pilotit të Formula 1, Luis Hamiltonin. Sipas tabloidit madrilen, pun e anglezit do të jetë forcimi mendor dhe psikologjik i karakterit fitues të lojtarëve të rinj të ekipit si Shnajder, Gago, Higuain, Robinjo, Pepe..". Gazeta iberike i kushtoi dy faqe "Terapisë mendore", së bashku edhe me në profil të doktor Spakmanit. "I doli të bëjë veteran një debutues". Gazeta spanjolle "As" para disa javësh e kryqëzoi Hamiltonin për gabimin e bërë në Brazil, në Cmimin e Madh të fundit të sezonit, ku edhe britaniku humbi titullin kampion. "Misioni im është të riprogramoj trurin prër situata të vecanta", citohen fjalët e doktor Spakmanit. "Fizikant, matematicien dhe neurolog. Është 51 vjec, dhe i la të gjitha këto për psikologjinë".
Ramos i mbyll derën Milanit
Serxho Ramos i mbyll dyert Milanit. "Falëminderit për interesimin, por jam mirë në Madrid". Mbrojtësi disa ditë më parë dukej se do të ishte përfocimi i ri kuqezi. Për ta përgënjeshtruar tratativën e mundshme foli vetë lojtari për gazetën e njohur sportive spanjolle "Marca". "Do të ishte shumë e vështirë për mua të shkoja te Milani, pasi jam shumë mirë këtu në Madrid. Nuk befasohem nga interesimi i Milanit për mua. Kuqezinjtë janë një skuadër e madhe, me një traditë të rëndësishme, por për momentin jam mirë në Madrid".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›