Shqiperia U-21, Bushati “luftë” Greqisë

Albania Sport- Shqipëria U-21 përgatitet për një sfidë të lehtë kundër Ishujve Faroe (17 nëntor) dhe për një shumë të vështirë me Greqinë (21 nëntor), që të dyja në transfertë. Sfida me Greqinë është shumë intriguese pasi në radhët e formacionit helen luajnë tre shqiptarë të natyralizuar si grekë: Sotir Nini, Elin Dhimuco dhe Panajot Kone. Shqipëria humbi 3-1 me Greqinë gjatë një miqësoreje në Athinë, në mars të këtij viti. Trajneri Artan Bushati publikoi listën e 22-lojtarëve për sfidën e gjashtë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2009. Shpresat vinë në ballafaqimin e dytë me Ishujt Faroe pas barazimit 1-1 me Azerbajxhanin në Baku. Kombëtarja e Shpresave ka grumbulluar 7 pikë në pesë takimet e para (nga një fitore me Ishujt Faroe dhe Kroacinë, të dyja nga 1-0), një barazim me Azerbajxhanin (1-1) dhe dy humbje me Italinë, 4-0 në Pontendera dhe 0-1 në Durrës. Trajnerit Bushati do t'i mungojë sulmuesi Elis Bakaj, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Azerbajxhanin, ndërkohë që edhe futbollisti i Partizanit dhe mbrojtësi i Besës, Andi Lila janë thërritur nga trajneri Oto Baric për ndeshjet me Bjellorusinë (17 nëntor në Tiranë) dhe Rumaninë (21 nëntor në Bukuresht). Shqipëria U-21 ka zhvilluar 92 ndeshje në kompeticionet europiane: 17 fitore, 21 barazime dhee 54 humbje, duke shënuar 64 gola e pësuar 166 të tillë.
U-21 e Shqipërisë
Portierë:
Enea Koliqi (Iraklis, Greqi), Sajmir Ujkani (Palermo, Itali), Shpëtim Mocka (Flamurtari, Shqipëri)
Mbrojtës:
Maringlen Shoshi (Apolonia, Shqipëri), Erbin Fagu (Tirana, Shqipëri), Blendion Guga (Flamurtari, Shqipëri), Renato Arapi (Besa, Shqipëri), Sadush Danaj (Besëlidhja, Shqipëri), Jozef Thana (Skënderbeu, Shqipëri)
Mesfushorë:
Jetmir Sefa (Tirana, Shqipëri), Gerhard Progni (Partizani, Shqipëri), Gilman Lika (Vllaznia, Shqipëri), Besmir Arifaj (Kastrioti, Shqipëri), Arben Likmeta (Teuta, Shqipëri), Nevian Cani (Flamurtari, Shqipëri), Erando Karabeci (Partizani, Hair Zeqiri (Flamurtari, Shqipëri)
Sulmues:
Emiliano Vila (Teuta, Shqipëri), Xhevair Sukaj (Vllaznia, Shqipëri), Enco Malindi (Partizani, Shqipëri), Arbër Abilaliaj (Partizani, Shqipëri)
Renditja
Ekipi Nd Pikë
Italia 5 13
Greqia 5 10
Kroacia 5 9
Shqipëria 5 7
Ishujt Faroe 5 3
Azerbajxhani 5 1
EURO U-21
NDESHJET E LUAJTURA
01.06.2007
Itali-Shqipëri 4-0
06.06.2007
Shqipëri-Ishujt Faroe 1-0
08.09.2007
Shqipëri-Kroaci 1-0
11.09.2007
Shqipëri-Itali 0-1
17.10.2007
Azerbajxhan-Shqipëri 1-1
DO TË LUHEN
17.11.2007
Ishujt Faroe-Shqipëri
21.11.2007
Greqi-Shqipëri
26.03.2008
Shqipëri-Greqi
06.09.208
Kroaci-Shqipëri
10.09.2008