Ahmedinejad: E turbullova OKB-në

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 16:30
“Në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të pranishmit mbetën të shqetësuar nga ajo që unë thashë, por asnjë nuk i mohoi fjalët e mia”, ka thënë presidenti iranian, Mahmud Ahmedinejad, me tu kthyer nga New Yorku në Teheran.
Fjalimi i tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara i detyroi disa delegacione të vendeve evropiane të largohen nga salla në shenjë proteste.