E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB debaton nesër për kërkesën e palestinezëve

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 17:00

Nesër, Këshilli i Sigurimit do të mbajë diskutimin në lidhje me pranimin ose rrëzimin e kërkesës së Autoritetit Palestinez, për të njohur ndërkombëtarisht shtetin e Palestinës.

Të premten që kaloi, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas dorëzoi në duart e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, kërkesën për njohjen e Palestinës shtet.

Kërkesa, përveç Këshilllit të Sigurimit, do të shqyrtohet edhe nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Por sfida e madhe e Abbasit dhe e palestinezëve mbetet vetoja e paralajmëruar e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit.

Kjo veto u paralajmëruar nga vete presidenti Obama, i cili tha se SHBA nuk është kundër një shteti palestinez, por se ai duhet të jetë rrjedhojë e bisedimeve dypalëshe mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›