E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, tregjet po përballen me probleme të rënda

Uashington - Presidenti Barack Obama deklaroi sot se po përpiqej të gjente mënyra dhe rrugë për zhbllokimin e kreditimit në tregjet financiare amerikane dhe këshilltari i presidentit për ekonominë, Paul Volcker deklaroi se do të duhet shumë kohë për zgjidhjen e problemeve të sistemit financiar. Obama, pas një takimi me Volcker, i cili drejton komisionin e këshilltarëve ekonomikë për rimbëkëmbjen e sistemit, deklaroi se ishte e rëndësishme të vendoseshin themelet për situatën pas krizës. "Është krijuar një situatë tepër e vështirë përsa i përket sistemit financiar", deklaroi Volcker. “Ekzistojnë probleme të rënda ekonomike në brendësi të vetë sistemit financiar, të cilat kanë nevojë për kohë për t'u zgjidhur dhe ndërkohë ato probleme nuk mund të lihen mënjanë kur të operohet për zgjidhjen e kësaj krize emergjente dhe të vazhdueshme të sistemit financiar", theksoi Volcker.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›