Medvedev thirrje parlamentarëve të kritikojnë qeverinë
Moskë - Presidenti rus, Dmitry Medvedev i bëri thirrje anëtarëve të parlamentit, përmes një deklarate të pazakontë, të kritikonin veprimet e qeverisë për kapërcimin e krizës ekomonike që po thellohet.Është e qartë se diskutimet janë të mundshme dhe të nevojshme në lidhje me çështje që janë pjesë e përgjegjësive tuaja, ndër to kapërcimi i krizës ekonomike", deklaroi Medvedev gjatë një takimi në Kremlin me liderët e 83 asambleve rajonale legjislative. "Nuk ka asgjë të çuditshme nëse ju kritikoni veprimet e qeverisë", shtoi Medvedev. "Natyrisht, ju duhet të mbështesni me argumenta veprimtarinë qeveritare, nëse besoni që është korrekte", shtoi ai. Deklaratat e Medvedevit bien në kontrast me tonin e "mësuesit" të tij, kryeministrit Vladimir Putin, i cili gjatë tetë viteve në postin e presidentit ndërtoi një sistem të tillë, ku kritikat nuk merren në konsideratë dhe partia në pushtet deklaron se parlamenti nuk ishte vend për debate.