Kroacia në BE në vitin 2011
Zagreb - Ministrja e Jashtme hungareze Kinga Goncz shprehu bindjen se Kroacia do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në gjysmën e parë të vitit 2011, kur Hungaria do të kryesojë presidencën e radhës së bllokut. Goncz e bëri këtë deklaratë pas bisedimeve me homologun e tij kroat Gordan Jandrokovic në Zagreb, dhe shtoi se Kroacia gjithashtu do të bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s në samitin e ardhshëm të Aleancës në prill.