Ahmet Prençi: Komuniteti po ndërgjegjësohet për dhunën
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha dje në konferencën e IPU-së se komuniteti po ndërgjegjësohet gjithnjë e më shumë për të denoncuar dhunën në familje. Autoritetet e larta të institucioneve shqiptare vunë theksin se ende mbeten të pamjaftueshme sanksionet penale dhe masat ndëshkuese për trafikantët e fëmijëve dhe personave që dhunojnë ata. “Megjithatë, ky vit ka shënuar statistika shumë të konsiderueshme krahasuar me vitet e mëparshme të denoncimit të dhunës në familje, ku përfshihet dhe ajo ndaj fëmijëve. Komuniteti po ndërgjegjësohet gjithnjë e më shumë për rolin aktiv që luan policia në luftën kundër dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore”, - tha ndër të tjera drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi. Edhe zëvendësministrja e Brendshme, Iva Zajmi, tha në fjalën e saj se puna e policisë ka qenë më tepër efektive për të mbrojtur viktimat e dhunës në familje.