“Gruaja kryefamiljare”, projekti kundër dhunës në familje
Shoqata “Gruaja kryefamiljare” në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe Drejtorinë Arsimore ka realizuar projektin “Edukimi i të rinjve mbi barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës në familje”. Ky projekt u mbështet nga United Nations Albania dhe Ministria e Punës dhe çështjeve sociale dhe u realizua në shkollat e mesme të Laçit, Mamurrasit, Milotit, Gurëzit, dhe Gorresë. Ndërgjegjësimi i të rinjve për një shoqëri ku trajtimi i femrës dhe mashkullit të kryhet në kushte të barabarta, ushtrimi i të drejtave natyrore, si ajo e pronësisë, jetës dhe arsimimit si dhe të drejtës së fjalës dhe të mendimit, ishin në qendër të leksioneve, debateve dhe tavolinave të rrumbullakëta të të rinjve. Një temë tjetër e rëndësishme e projektit që u realizua përgjatë një muaji, ishte dhe sensibilizimi i nxënësve për pasojat shumë negative të dhunës në familje, veçanërisht ndaj fëmijëve. Me këtë rast, në mbyllje të projektit, të rinjtë e Mamurrasit dhe Laçit organizuan një tubim paqësor me moton “Të rinjtë kundër dhunës, pro tolerancës”. Pjesëmarrësit, nxënës të shkollave të mesme morën dhe certifikata. Fushata e ndërgjegjësimit u ndërmor në kuadër të 60-vjetorit të Kartës Universale së të Drejtave të Njeriut, nga OKB-ja. Sipas kryetares së shoqatës “Gruaja kryefamiljare”, Luljeta Hysi, si target grup i projektit u zgjodhën pikërisht zonat e Kurbinit, ku barazia gjinore dhe dhuna në familje janë çështje shumë të prekshme me pasoja të konsiderueshme në jetën e komunitetit.
Çekët premtojnë ratifikimin e shpejtë të Protokollit të NATO-s
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, zhvilloi dje një sërë takimesh me deputetë nga parlamentet e rajonit. Një prej takimeve ku kryetarja e Kuvendit u ndal më gjatë, ishte ai me përfaqësuesit e Parlamentit të Çekisë, vend i cili merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e ardhshëm. Ata theksuan se së shpejti Çekia do të përfundojë procesin e ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe ky, thanë ata, është një hap i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet e Aleancës së Veriut. “Ne besojmë se së shpejti Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së, jo vetëm për shkak të progresit të dukshëm, por edhe pasi Evropa është e paplotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Anëtarësimi i këtyre vendeve është vital edhe për BE-në, e cila do të mbetej e reduktuar në politikat e saj vetëm me vendet e Evropës Qendrore”, - tha përfaqësuesi çek. Gjatë konferencës së djeshme, kryetarja e Kuvendit bisedoi në takime të veçanta me delegacionet e parlamenteve të Çekisë, Serbisë, Ukrainës, Polonisë dhe Brazilit.