Përjetësimi i Dashurisë

"…Është më e lehtë për njerëzit të mendojnë për të ardhmen sesa të mendojnë për të kaluarën…"
(Foto: Visar Kryeziu)
Bill Clinton u prit si hero në Prishtinë dhe përjetoi për herë të tretë adhurimin e thellë që shqiptarët kanë për të.
E ndjeu dashurinë në Kuvendin e Kosovës, ku dha mesazhe të qarta, në rrugët e Kryeqytetit, ku mori ngrohtësi të madhe, si dhe e pa atë të përjetësuar në bronz, në shtatoren e tij.
Ish Presidenti Amerikan, i cili e bëri historinë e re të Kosovës, po ashtu u tregoi kosovarëve simpatinë që ka ai për këtë vend dhe për njerëzit e tij, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për ndihmë të mëtejme.
Sheshi në Kryeqytetin e Kosovës, nga e diela, përveç emrit, edhe zyrtarisht ka shtatoren për nder të tij. Përurimi i saj ishte arsyeja për këtë vizitë.
Me një fije të hollë humori, Bill Clinton, i cili para vetës kishte mijëra qytetarë, tha se nuk i besonte as familja se Kosova i ka ngritur shtatore, se Hillary nuk besonte që deri në këtë pikë ka arritur adhurimi.
Dua të bëjë një fotografi e tia tregoj edhe Hillaryt, Sekretares Amerikane të Shtetit, që ta besojë, dhe e cila me siguri se do të vijë ta shohë edhe vetë, tha ish Presidenti Amerikan.
Ai e bëri fotografinë.
Me vizitën e tij në Kosovë, Clinton mori gurin e dytë të çmuar nga Presidenti i Kosovës. Në vitin 2003, një gur të tillë, si dhuratë, ai e mori nga ish Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, të cilin e ai kujtoi kur foli para deputetëve dhe para qytetarëve.
Gjashtë vjet pasi nga Universiteti i Prishtinës mori edhe çmimin Dr.Honoris Causa, për Clintonin, dhurata e dhënë nga Presidenti i vendit, është e njëjtë. Por, ka ndryshuar vetëm personi që ia dorëzoi atë. Tash është President, Fatmir Sejdiu.
Këtë gur që e mora dhuratë, do ta vendos në zyrën time në New York, tha Clinton, para deputetëve.
Kur para gjashtë vjetësh Rugova ma dha gurin e çmuar, i thashë se edhe vendi ku jam rritur, shteti i Arkansasit, ka minerale të ngjashme. Atëherë Rugova më tha se unë duhet tju ndihmoja, sepse kemi fatin e njëjtë, kujtoi Clinton.
Para se të niste fjalimin e tij prej gjysmë ore, dhe të zbulonte shtatoren e tij, të gjatë gjithsej gjashtë metra e me peshë 900 kilogramë, Bill Clinton pati bisedë të veçantë me Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaçi. E kur i shtrëngoi duart me Kryeministrin, i tha se paska ndryshuar, se flokët i qenkan thinjur.
Takimet filluan rreth mesditës, për të kulmuar me përshëndetjen që ai i bëri popullit të Kosovës, nga sheshi i tij në qendër të Prishtinës.
Zbulimi i shtatores së mbuluar me pëlhurë të kuqe u bë pasi Clinton mbajti fjalimin drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai u kërkoi tërë qytetarëve të vendit, të shikojnë nga e ardhmja.
Kudo që shkoni dhe me këdo që flisni, secili ka rrëfimin e vet. Por, është detyrë e politikës që këta njerëz të kenë rrëfime të mira, tha Clinton, i ndërprerë disa herë nga duartrokitjet e deputetëve.
Clinton zbuloi arsyen e vërtetë përse gjatë kohës si President i shtetit më të fuqishëm në planet, në vitin 1999, kishte vendosur të ndërhynte në Kosovë. Nuk ishte lufta në shtete tjera të ish Jugosllavisë, si ajo në Bosnje e Hercegovinë, motivi i vërtetë që kishin shtyrë në atë kohë Clintonin të shtonte trysninë mbi Aleancën Veri-Atlantike për të sulmuar Serbinë. Në fakt, Clinton zbuloi se arsyeja për të ndihmuar Kosovën, ishte masakrat që kishin ndodhur në Ruandë
Atje jemi vonuar për shkak të angazhimit në Bosnje e Hercegovinë. Dhjetë për qind e popullatës në Ruandë janë zhdukur për 90 ditë. Nuk janë vrarë me armë moderne si në luftërat në Ballkan. Atje janë vrarë me thika dhe mjete të forta, tha Clinton, duke shpjeguar historinë e dhimbshme të këtij vendi në kontinentin afrikan.
Pavarësisht kësaj, Clinton tha se njerëzit atje duan të shikojnë nga e ardhmja. Për të ilustruar fuqinë e atyre njerëzve për të shikuar drejt ardhmërisë, Clinton solli në kujtesë tregimin e një gruaje që kishte humbur gjashtë fëmijët dhe burrin e saj, por që kishte gjetur vullnet dhe forcë të shikojë përpara në jetë.
Është më e lehtë për njerëzit të mendojnë për të ardhmen sesa të mendojnë për të kaluarën, tha Bill Clinton, i cili, katër muaj pas vizitës së ZëvendësPresidentit aktual Amerikan Joe Biden, nga foltorja e njëjtë, kosovarëve ua dha edhe një këshillë.
Ajo që vret shpirtin e njeriut, nuk është varfëria, por bindja se e nesërmja do të jetë e njëjtë si e sotmja, tha ish Presidenti Amerikan.
Clinton ka siguruar popullin e Kosovës se do të kenë përherë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Para dhjetë vjetëve ne kemi ndalur diçka të tmerrshme këtu. Sot, pas dhjetë vjetësh, ju jeni duke bërë një punë të mirë, jeni të lirë, jeni të pavarur dhe do të ecni përpara si vend shumetnik.
Clinton tha se ai do të bëjë gjithçka që është e mundur që ti ndihmojë përsëri popullit të Kosovës. Pohoi se ai është krenar me Kosovën. Sipas tij, Kosova ka përparuar, ajo është pranuar në FMN, e me hapa të sigurt është duke shkuar drejt anëtarësimit të saj në NATO dhe BE.
Clinton tha se Kosova duhet të jetë Zot i paqes së vet.
Duhet të jeni shumë krenarë për atë që keni arritur gjatë dhjetë vjetëve të kaluara. Ju thashë Presidentit dhe Kryeministrit që keni bërë punë shumë më mirë sesa që kanë menduar të tjerët, madje edhe miqtë tuaj që kanë menduar se mund të bëjnë. Duhet të jeni shumë krenarë për këtë.
Ju keni konsoliduar institucionet demokratike, keni ngritur shtypin e lirë, keni krijuar shoqërinë civile, partitë më të mëdha janë duke punuar së bashku dhe më 17 shkurt të vitit të kaluar ju shpallet pavarësinë, dhe 62 vende tashmë e kanë njohur pavarësinë tuaj dhe shumë vende tjera do ta njohin.
Biri i Kosovës
Bill Clintonit i doli një buzëqeshje e sinqertë, kur dëgjoi në përkthim, një fjali të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Ai u prek kur u cilësua si Biri i këtij vendi.
Kosova ju pret si Birin e vet. Ju, Z. President, i keni dhënë vulën e përjetësisë miqësisë së vjetër dhe besnike midis dy vendeve dhe popujve tanë. Kosova nuk ngjan sikurse në kohën e vizitës suaj të dytë. Ajo ka ndryshuar, tha Krasniqi, para deputetëve dhe ish Presidentit Amerikan, i cili rrinte i ulur mes Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrit Hashim Thaçi.
Nga kreu i shtetit të Kosovës, Clinton mori garanci se vendi do të jetë gjithmonë falënderues për ndihmën e madhe të SHBA-ve.
Ju them, z. President, se mesazhi juaj për paqe dhe pajtim, është realizuar. Ju jeni sot në Prishtinë, në mes të njerëzve që ju duan e që do tju duan edhe brezat që do të vijnë, iu drejtua Presidenti Sejdiu, ish kreut të Shtëpisë së Bardhë, i cili në vitin 2003 ka marrë edhe Medaljen e Artë të Lirisë, akorduar nga ish Presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova. Prezenca e Clintonit në Kosovë, për Kryeministrin Hashim Thaçi është festë dhe simbol i dashurisë së popullit të Kosovës për SHBA-në.
Ju bashkuat botën, Z. President, për lirinë e Kosovës. Faleminderit shumë. Me ndihmën tuaj, ne jetojmë në liri. Gjithmonë do ta kujtojmë ndihmën tuaj, tha Kryeministri Thaçi, i bindur se populli i Kosovës krenohet me Clintonin dhe popullin amerikan.
Vizita e ish kreut të SHBA-ve, i shoqëruar nga kreu shtetit të Kosovës dhe ai i ekzekutivit të vendit, vazhdoi në sheshin kryesor të Prishtinës.
Pjesa tjetër e festës, ishte rezervuar të jetë më pak protokollare. Ai u prit me valle, ëmbëlsirë gjigante dhe brohoritje e dëshirë të qytetarëve për ta parë nga afër Bill Clintonin dhe për ti prekur atij duart.
Festa ne Sheshin e tij
Flamuj të shumtë amerikanë që kosovarët mbanin në duar dhe brohoritjet e tyre, tregonin dashurinë që qytetarët e kë