Ahmetaj: Hetim parlamentar pa kushte
Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj, po nga Strazburgu, thotë se rezoluta e Asamblesë Parlamentare të KE-së njeh krizën politike dhe institucionale në vend. Sipas tij, kërkohet një komision parlamentar hetimor për zgjedhjet, por pa kushte. Për Ahmetajn, opozita do të hyjë në Parlament pasi maxhoranca dhe Presidenti Topi të kenë bërë lëvizjet e tyre.
"Aty ka pergjegjesi, thelbi i rezolutes eshte njohja e krizes politike
dhe institucionale ne Shqiperi. E dyta, domosdoshmeria e inicimit te
zgjidhjes se kesaj krize duke lene pergjegjesi per te gjitha palet ne
kete krize, apo konflikt, le te themi, politik. Sigurisht, qe roli i
presidentit Topi eshte i theksuar ne rekomandime per te marr persiper
ate detyre qe do ti takonte ne cdo lloj kuadri politiko-ligjor te
zgjidhjes se krizes. Thelbi irezolutes per sa i perket transparences
eshte investigimi me komisioni parlamentar. Nuk ka asnje pengese qe
komisioni hetimor te jete i plote dhe pa kushte. Nuk ka ligj, vendim
kushtetues, nuk ka Kushtetute qe te pengoje nje investigim parlamentar
te jete i plote deri ne rrenje te problemit", u shpreh per Alsat nga
Strasburgu, Arben Ahmetaj.
ALSAT
< I mëparshmi