Topalli: KE kërkon opozitën në Parlament
Nga seanca plenare, ku deputetet e maxhorances akuzuan te gjithe njeri pas tjetrit Edi Ramen per qendrimet qe mban, Kryetarja Jozefina Topalli pershendeti rezoluten e Asamblese se Keshillit te Evropes. Ajo tha se dokumenti kerkon qarte qe opozita te hyje ne Kuvend, dhe se bojkoti nuk eshte ne frymen europiane.
"Sapo eshte miratuar nga KE rezoluta e raportereve per Shqiperine, nje
rezolute shume e rendesishme. Me lejoni te pershendes ne emrin tuaj kete
rezolute. Eshte nje rezolute e cila po mban brenda vetes thirrjen
opozites per te stopuar bojkotin e Parlamentit. Ne te gjitha diskutimet e
kesaj seance te Asamblese se KE, duke filluar nga e majta me ekstreme,
socialiste, socialdemokrate, te qendres, te djathte, dhe te djathte
ekstreme, te gjithe i kerkuan kreut socialiste te ndale bojkotin, se
bojkoti nuk eshte menyra me te cilen mendon dhe punon Evropa. Pervec
kesaj, dua te falenderoj te dy reporteret qe vete bene gjithe ndryshimet
e rendesishme ne kete rezolute dhe ne menyre te vecante pranimin e disa
prej amendamenteve me thelbesore qe ishin paraqitur. Keshtu qe ne emrin
tuaj me lejoni te falenderoj KE, raporteret per kete rezolute per
Shqiperine", tha kryeparlamentarja Topalli, gjate seances se te enjtes.
Dorian Kodra