Doda: KE mbështet kërkesat tona
Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, e cila ndodhet në Strasburg, u shpreh për “Alsat” se thelbi i rezolutës për Shqipërinë, miratuar nga Asambleja Parlamentare e KE-së, është ajo që ka kërkuar maxhoranca që prej kaq kohësh. Sipas saj, maxhoranca prej disa muajsh është ka kërkuar rikthimin e opozitës në Parlament dhe hetimin e e zgjedhjeve të 28 qershorit në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit shqiptar.
"Rezoluta e sotme e miratuar nga KE ka ne thelb ate qe ne kemi kohe qe e
kerkojme. Pra, ka ne thelb pushimin e bojkotit te opozites, gjeja
primare, momenti kryesor i kesaj rezolute eshte pushimi i bojkotit te
opozites, kthimi i opozites ne Parlament, dhe sigurisht ngritja e nje
komisioni parlamentar por ne perputhje me te gjitha ligjet e vendit dhe
vendimet e Gjykates Kushtetuese. Pra, ajo qe ne kemi muaj qe e kerkojme
sot u miratua nga kjo Asamble. Sipas mendimit tim, dhe sipas asaj qe KE
ka miratuar, ai ka rikonfirmuar qendrimin tone per nje debat te hapur
dhe per rikthimin e opozites nga parlament pavaresisht te gjitha
kerkesave qe mund te kene palet. Kesisoj, sigurisht qe presidenti Topi
eshte nje faktor shume i rendesishem ne promovimin e ketij dialogu, ne
uljen e paleve, por kusht themelor mbetet pranimi i futjes se opozites
ne parlament dhe institucionalizimi i dialogut. Ne kete fushe duhet te
shihet si komisioni hetimor, ashtu dhe prania e presidentit Topi ne kete
dialog qe duhet te nisim te gjithe se bashku. Duhet te theksoj faktin
qe kjo rezolute, gjithashtu pranon faktin qe Shqiperia nuk ka krize
institucionale, nuk ka asnje bllokim te procesit te integrimit nuk ka
asnje paralizim te institucioneve te vendit. Pra, heq te gjithe ata
paragrafe qe mund te keqkuptoheshin. Eshte e vertete qe shume nga fjalet
jane keqkuptuar shume here, jane keqperdorur se tepermi nga opozita,
ajo cka u votua sot ne kete Asamble heq perfundimisht cdo lloj dyshimi,
dhe cdo lloj keqinterpretimi qe eshte bere deri me sot nga ana e
opozites ne Shqiperi", tha per Alsat Mesila Doda, deputete PD.
ALSAT
< I mëparshmi