Rama: Gati të dialogojmë për krizën
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ne nje deklarate per mediat komentoi rezoluten e Keshillit te Europes. Ai shprehu gatishmerine per te dialoguar ne menyre qe kriza politike e evidentuar edhe nga KE, te zgjidhet. Por, sipas Rames, bojkoti i opozites dhe protestat do te vazhdojne nese nuk do te kete nje zgjidhje. Lideri socialist i cilesoi si te turpshme amendamentet e mazhorances.
"Protesta dhe vetëm protesta meriton pushteti i paskrupullt i këtij Esat
Toptani të veshur me dopiopet që pushtetin e do vetëm për të sunduar,
përfituar dhe përvetësuar.Rezoluta e Këshillit të Europës e miratuar pak
orë më parë është e qartë: Shqipëria është në krizë politike. Kriza për
ne është brenda në kutitë e votimit. Ne jemi gati të dialogojmë qysh
nesër për zgjidhjen e krizës. Por ne nuk do të heqim dorë as nga bojkoti
dhe as nga protestat pa u zgjidhur kriza. I falënderoj në emër të PS
dhe të gjithë popullit opozitar, të gjitha grupet e Asamblesë
Parlamentare të Këshillit të Europës për mbështetjen që i dhanë vendit
duke vënë gishtin në plagë përmes miratimit të rezolutës së sotme dhe
rrëzimit të amendamenteve vulgare të Partisë Demokratike. Ato po, ishin
një sjellje politike që e turpëron Shqipërinë në tempullin e demokracisë
europiane. Mirëpresim njëkohësisht përfshirjen e miqve dhe partnerëve
ndërkombëtarëve në zgjidhjen e krizës siç thotë edhe Rezoluta. Beteja
jonë për demokracinë vazhdon sot edhe me më shumë bindje e forcë se
dje", deklaroi Edi Rama, kreu i PS.
Dorian Kodra
< I mëparshmi