Ahmetaj Raporti i KiE konfirmon vrasjet e protestuesve paqesore

Ne nje deklarate per shtyp deputetit te PS Arben Ahmetaj tha dje se Raporti i Komisionerit te Keshillit te Europes per te Drejtat e Njeriut Thomas Hammarberg konfirmoi te vertetat e dhimbshme ne lidhje me vrasjet keqtrajtimet abuzimet dhe shkeljet e te drejtave te njeriut nga regjimi i Sali Berishes te premten e 21 janarit dhe ne ditet qe pasuan.
Raporti i komisionerit Hammarberg konfirmon ate qe tanime ne Shqiperi e di i madh e i vogel kater shqiptare te pafajshem te paarmatosur jashte kryeministrise ne mes te bulevardit deshmoret e kombit demonstrues kunder korrupsionit e hajduterise u vrane nga plumbat e Gardes Republikane. shte ky nje krim per te cilin Saliu e Luli si urdheruesit e ekzekutoreve te Ziverit Aleksit Hekuranit e Faikut duhet dhe heret a vone do te mbajne pergjegjesi.
Me tej Ahmeta pohoi se raporti konfirmon po ashtu se policia shqiptare nen drejtimin e Sali Berishes dhe Lulzim Bashes jo vetem qe u tregua e paafte por ushtroi nje dhune te pashoqe te padegjuar ne Europen demokratike dhe ne shkelje te plote te te drejtave te njeriut dhe te cdo ligji te ketij vendi.
Raporti konfirmon se 113 te arrestuarve shume prej te cileve te arrestuar me kot edhe pse skishin marre pjese ne demonstrate nuk u eshte ofruar asistence ligjore. Te 19 minoreneve te arrestuar nuk eshte ofruar psikologu sic e kerkojne standardet evropiane.
Ahmetaj theksoi se 113 demonstruesit e ndaluar nga policia ne oret e pas protestes jane keqtrajtuar gjate ndalimit jane keqtrajtuar gjate qendrimit ne rajonet e policise gjithashtu nje numer i konsiderueshme i te arrestuarve jane keqtrajtuar e rrahur keqazi nga policia.
Kjo eshte nje njollosje per reputacionin dhe nderin e Policise se Shtetit. shte krim qe Sali Berisha Lulzim Basha dhe Hysni Burgaj kane abuzuar dhe keqperdorur kete institucion te nderuar ne kete menyre kaq te papergjegjshme edhe Faktete e mbledhura ne raport flasin per nje realitet te hidhur dhe te rende te shkeljes se te drejtave te njeriut.
Nje realitet i denje per regjimet autoritare dhe kleptokratike te kesaj bote por jo per nje vend te NATOs per nje vend ne mes te Europes ne vitin 2011 qe tenton te trokase ne dyert e Bashkimit Europian.
Ne mbyllje te deklarates se ti per shtyp ai tha se ky raport eshte prova me e fundit qe sot Shqiperia dhe shqiptaret nuk qeverisen nga nje pushtet demokratik e i zgjedhur me vote por sundohen nga nje regjim qe vodhi votat per te vazhduar te vjedhe dhe qe vrau dhe dhunoi shqiptare te pafajshem per te qendruar ne pushtet.
Hammarberg Politika te bashkepunoje jo te akuzoje prokurorine
Pas nje vizite disa ditore ne Tirane Komisioneri per te Drejtat e Njeriut ne Keshillin e Europes Thomas Hammarberg ka publikuar nje raport ku theksohet kerkesa per bashkepunimin e forcave politike me organin e akuzes per hetimin e 21 janarit.
Ai ka shprehur keqardhje ne lidhje me konstatimin nga ana e tij te akuzave ne adrese te institucionit te Prokurorise. Hammarberg theksoi ne lidhje me 21 janarin se per kete ngjarje ka hasur ne dy pershkrime te ndryshme nga dy grupimet kryesore ne vend. Ne raport kerkohet shmangia e nderhyrjeve politike ne hetimet qe po kryen Prokuroria dhe bashkepunimi me te per zbardhjen e kesaj ngjarjeje.
Duhet nje hetim teresor i paanshem dhe i besueshem mbi shkeljet e te drejtave te njeriut qe ndodhen ne Tirane ne 21 janar. shte e domosdoshme qe personat pergjegjes per aktet e dhunshme te japin llogari per to. Kjo eshte e rendesishme si per te vendosur drejtesine ashtu edhe per te parandaluar dhunen ne lidhje me demonstratat dhe protestat politike ne te ardhmen tha ai .