Ahmetaj: Rezoluta, hetim të plotë parlamentar
STRASBURG- I kontaktuar nga News 24 pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, deputeti i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj është shprehur se “Sot kaloi një raport shumë i rëndësishëm për Shqipërinë që do ti hapë rrugë zgjidhjes së krizës që mban peng vendin për 6 muaj” – thekson nga Strasburgu Ahmetaj. Duke vlerësuar rolin që do të ketë kjo rezolutë, Ahmetaj u ndal të sqaronte pozicionin aktual të Partisë Socialiste. “PS nuk është për bojkot, ne e kemi pasur të imponuar situatën e bojkotit, ngritja e nje komisioni parlamentar që do të hetojë zgjedhjet do të rregullojë situatën pasi ne do të shkojmë në parlament, kur të jetë bërë transparenca e plotë, gjë kjo që theksohet edhe në rezoluten e KiE” – nënvizoi deputeti socialist. Duke u ndalur në amendamentet e miratuara dhe pikërisht në mendamentin nr. 5, sipas të cilit kërkohej që hetimi parlamentar të bëhj në bazë të Kushtetutës, Ahmetaj deklaroi se “ Hetimi parlamentar në përputhje me Kushtetutën, ishte një amendament juridik. Normalisht që PS hetimin e kërkon në përputhje me Kushtetutën. Nëse do ti referohemi projekt rezolutës do të kemi hetim të plotë të zgjedhjeve. Kjo rezolutë reflekton qëndrimin e maxhorancës dhe përgjegjësinë për të zgjidhur krizën” – sqaron Arben Ahmetaj. Ndërsa në lidhje me rolin që duhet të luajë presidenti Topi në zgjidhjen e krizës, Ahmeti u përgjigj se PS e ka kërkuar me ngulm ndërhyrjen e tij.(m.a/BalkanWeb)