E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, mbytet aksidentalisht punonjësi i ujësjellësit

DURRëS - Një punonjës i ndërmarrjes së ujësjellësit në Durrës ka humbur jetën aksidentalisht sot pasdite, gjatë punës në një nga depozitat e furnizimit me ujë të qytetit bregdetar. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se 50 vjeçari Fiqiri Domi ishte duke punuar për klorinimin e ujit në depozitën e fshatit Xhafzotaj, 9 km larg Durrësit, kur kavoja me të cilën ishte lidhur është këputur aksidentalisht. “Punonjësi i ujësjellësit, banues në fshatin Arapaj, u mbyt në ujë brenda depozitës me kapacitet disa qindra metër kub”, thanë burimet, duke sqaruar se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:20. Sipas burimeve, një grup hetimor i policisë në bashkëpunim me prokurorinë po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›