Ahmetaj replika me Topallin për pagat
04/06/2010 Seanca parlamentare përplas deputetët e dy kaheve politike për integrimin
Kryeministri rendit arritjet e qeverisë, fton opozitën për bashkëpunim
Deputetët e opozitës kanë akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli se po sulmon deputetët e Partisë Socialiste, duke u vendosur atyre orare dhe ndërhyrë në llogaritjen e pagave të tyre, sikur ata të ishin jo deputetë, por sekretarët e saj. Gjatë fjalës së tij në seancës e djeshme parlamentare deputeti i PS-së Arben Ahmetaj tha se kryeparlamentarja Topalli dëshiron që opozita të mos funksionojë dhe PS-ja të jetë e varur prej saj. “Jeni ju arsyeja kryesore pse ky parlament quhet edhe nga të huajt një institucion që nuk funksionon. Na vë orare dhe na llogarit rrogat sikur të jemi sekretarët e tu”, - tha ai, duke u ankuar për pagat e muajit maj. Ndërkohë ky ka qenë edhe muaji gjatë të cilit socialistët bojkotuan punimet e Parlamentit për shkak të zhvillimit të grevës 3-javore të urisë poshtë godinës së Kryeministrisë. Lidhur me këtë bojkot e ka lidhur edhe Kryetarja e Kuvendit reagimin e saj menjëherë pas fjalës së Ahmetajt. “Partia Socialiste po i bën presion administratës për dietat, duke theksuar se deputetët e PS-së kërkojnë dietat për kohën kur ishin në grevë. Dieta nuk morët se ishit në grevë urie e smund të hanit. Administrata e Kuvendit ka vepruar drejt dhe nuk ka shkelur asnjë rregull”, - tha Topalli. Një tjetër ballafaqim gjatë seancës së djeshme ishte edhe ai mes kryeministrit Sali Berisha, i cili përmendi arritjet dhe sfidat e qeverisë, me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së Gramor Ruçi, i cili i cilësoi të pavërteta dhe demagogji fjalët e kreut të qeverisë. “Vendimet historike të marra për Shqipërinë dy javët e fundit janë akte madhore në historinë e këtij kombi, mbi të cilat po shndërrohet në realitet ëndrra më e bukur e shqiptarëve. Mbështetja unanime nga KE-ja dhe Këshilli i Ministrave të BE-së përbëjnë aktet më miqësore që kombet e Evropës së bashkuar kanë shprehur ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë”, - theksoi Berisha. Duke deklaruar se janë një univers standardesh që duhet arrirë, Berisha e vlerësoi detyrim madhor bashkëpunimin me opozitën për ngritjen e tyre. “Janë proceset që shtyjnë progresit përpara dhe jo njerëzit, kushdo qofshin ata. Betejë me mullinjtë e erës nuk bëhet. Ju bëj thirrje të mos vendosni si parim tuajin antiberishizmin, sepse ju kthehet në bumerang dhe nuk ju shërben. Prandaj ju ftoj të shfrytëzojmë Parlamentin që të shtyjmë përpara proceset”, - tha shefi i ekzekutivit.
Opozita
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi i kërkoi kryeministrit të mos vrasë ëndrrën e shqiptarëve për të udhëtuar pa viza. Për këtë ai i sugjeroi të plotësojë kushtet e Brukselit dhe ato të opozitës për transparencën e zgjedhjeve. Ruçi i cilësoi të pavërteta deklarata për sigurinë në vend dhe nivelin ekonomik.
Deputetja e PS-së Arta Dade ka kërkuar nga maxhoranca zgjidhjen e shpejtë të krizës politike, përndryshe sipas saj vendi do të penalizohet. “Maxhoranca nuk duhet të humbasë asnjë minutë kohë më tepër përpara se shqiptarët të penalizohen për liberalizimin e vizave. Por mazhorancën e ka kapur paniku nga transparenca e zgjedhjeve”, - tha ajo.